Zgjatje e afatit të shpalljes për sigurim shëndetësorë

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të sigurimit të stafit , fton të gjitha kompanitë e sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre për:

 Sigurimin shëndetësore dhe aksidentit për stafin e saj (rreth 220) per vitin 2020

 Oferta duhet te permbaj informacionin si ne vijim:

-Shuma e primit (çmimit) mujor i sigurimit per një person, me TVSH të përfshirë,

-Shuma e përgjithshme e rimbursimit për një vitë të policës

-Specifikimi i shteteve për mbulimin me sigurim,

-Dëmshpërblimi për paaftësi të përhershme, si pasojë e aksidentit (paaftësia e përhershme) vlera kapitale per paaftësi te tërësishme dhe paaftësi të pjesërishme ,

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim jashtëspitalor

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim spitalor

-Shuma dhe mbulueshmëria per trajtim dentar, maternitet, trajtim psikiatrik, trajtim i te degjuarit, trajtim optik, kujdesi preventiv,

-Shpenzimet e sherbimeve te autoambulances nga vendi i aksidentit deri ne spitalin e pare

-Transporti jashte territorit te Kosoves

-Procedura e rimbursimit te shpenzimeve mjekësore, (e preferueshme qe rimbursimet te behen direkt nga siguruesi tek kryersi i shërbimit).

-Përfitimet për kompensimet ditorë në rast të paaftësisë së përkohshme, si pasojë e aksidentit (kompensimi ditor),

-Oferta poashtu duhet te saktësoj nëse për te gjithë te punësuarit ne vitin e pare te sigurimit do te aplikohen përjashtimet nga sigurimi për sëmundjet priekzistuese, kongjenitale, kronike, defektet apo deformacionet  si rezultat i sëmundjeve apo aksidenteve ekzistuese para datës se sigurimit apo ky përjashtim nuk do te aplikohet.

-Detaje tjera lidhur me kushtet e sigurimit,

Kompanitë e interesuara per ofertim duhet te paraqesin edhe:

  • Certifikaten e biznesit,
  • Licencen për operim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) për dhënien e shërbimeve të cekura më lartë,
  • Referencat nga klientët paraprak.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën Janar-Dhjetor 2020 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 10.12.2019 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.