Kreditë: Kreditimi Rural i Kosovës është Institucion mikrokreditor i cili ju ofron kredi farmerëve, individëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Kosovës me qëllim të krijimit të të ardhurave, punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
• Kushtet për kredi: - Të jeni mbi moshën 18 vjeçare. - Te zhvilloni aktivitet ekonomik (për kreditë për biznes). - Të posedoni letërnjoftim apo ndonjë dokument tjetër valid të Republikës se Kosovës. - Të plotësoni një aplikacion për kredi dhe ta dorëzoni në zyrat e KRK -së. - Peng/kolateral në pasurinë e luajtshme apo garantues për shuma të vogla kredie.
• Përparësitë: - Shumica e produkteve nuk kanë shpenzime administrative të dosjes. - Kamata konkurruese - Afate dhe kushte të volitshme të kredisë. - Procedurë e shpejtë, pa burokraci dhe pa shpenzime shtesë. Për me shumë informata, Ju lutemi të vizitoni degën e KRK-se në komunën e juaj.