Udhëzime për klientë

Kreditimi Rural i Kosovës për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19, ju rekomandon të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  1. Gjatë vizitës në degë të institucionit, sigurohuni që të jeni të pajisur me mjete mbrojtëse si maska/ doreza, në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët.
  1. Nëse paraqiteni në degët e KRK-së, sigurohuni që të respektoni distancën e sigurisë gjatë radhës së pritjes në sportel. Udhëzoheni që të qëndroni në distancë së paku 1.5-2 m larg klientit tjetrit.
  1. Gjatë kryerjes së shërbimeve në degët tona, sigurohuni që të mos keni ndonjë kontakt me të tjerët, si shtrëngim duarsh, përqafime etj.
  1. Për shërbime të cilat mund të kryhen nëpërmjetë kanalave elektorinike si p.sh aplikimi për kredi, ju sugjerojmë që të reduktoni kohën e vizitës në degë, duke kërkuar sqarime se si mundeni të kryeni të njëjtin veprim nëpërmjetë kanaleve elektronike.
  1. Respektoijni me rreptësi rregullat dhe udhëzimet e dhëna nga institucioni. Virusi COVID-19, është shpallur si pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Institucione relevante, andaj respektimi i këtyre masave është në interes tuaj dhe të afërmëve tuaj. Ju njoftojmë se të gjitha hapësirat e institucionit janë dezinfektuar dhe ky proces do të jetë i vazhdueshëm.

Duke ju dëshiruar shëndet, ju inkurajojmë që të keni parasysh udhëzimet dhe rekomandimet e lartëcekura nga ne.

KREDITIMI RURAL I KOSOVËS