Menaxher-e dege Skenderaj 24.09.2025
Job Description
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Menaxher-e dege për degën në Skenderaj

Përgjegjësitë:

  • Menaxhon portfolion e deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Menaxhon kualitetin e portofolios se deges,
  • Menaxhon stafin e deges dhe definon prioritetet per punen e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK-se,
  • Kontribon ne perpilimin e planeve strategjike te KRK-se.
  • Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te deges si anetar,
  • Menaxhon aktivitetin e marketingut dhe promovimit te ofertes kreditore ne dege,
  • Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
  • Vlereson performancen e stafit te deges se bashku me pergjegjesit e tij dhe propozon trajnimet e nevojshme,
  • Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit e deges dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
  • Menaxhon punen ne dege qe ka te beje me para te gateshme duke respektuar procedurat dhe rregulloret e KRK per operim,
  • Kordinon punen ne mes te deges dhe zyres qendrore te KRK-se.
  • Menaxhon shpenzimet e funksionimit te deges ku punon,
  • Kontrollon dokumentet qe transmetohen nga stafi i deges ne Zyren Qendrore ne Prishtine,
  • Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive,
  • Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme),
  • Përvojë pune ne menaxhim te deges apo pervoje relevante ne kredidhenie (psh. Analist kreditor, Zyrtar per kolektim, etj.)
  • Aftesi ne menaxhimin e stafit dhe monitorimin e punes se tyre,
  • Njohuri shume të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punen me baza te te dhenave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 18.09.2025 deri me dt. 24.09.2025. 

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

About Kreditimi Rural i Kosovës
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Company Overview
hr@krk-ks.com
038 660 345
Rr. Behije Dashi, pn, Prishtinë
Get our latest jobs by email