Zyrtar-e për Teknologji Informative-25.11.2024
Job Description
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e për Teknologji Informative për zyren qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë:

  • Diagnostikon dhe zgjidh probleme në sistem të TI-së, rrjet dhe gabimet në hardware / software dhe kontakton me ISP (Internet Service Provider) në rast të problemeve.
  • Teston funksionalitetin e invertoreve,baterive, pajisjeve ekzistuese dhe atyre te reja dhe i mirëmban.
  • Viziton degët me qellim te mirembajtjes se rrjetit dhe pajisjeve;
  • Mirembajtje e kompjuterëve dhe formatizimi i tyre, kryen të gjitha 
  • aktivitetet e instalimit dhe konfigurimit të sistemeve operative dhe harduerike në kompjuter, si dhe mirëmbane printer, fotokopje, DVR, dhe paisjeve tjera të TI-së perfshire pune teknike si nderrimi i tonereve, ndrrimi i baterive, etj.;
  • Evidenton lëvizjen e paisjeve te TI-së nga dega në zyrë qëndrore dhe anasjelltas, perfshire evidencen e pajisjeve jashtë lokacionit si dhe mbane evidencen e paisjeve sipas degeve, karakteristikave dhe funksionalitetit,
  • Bën backup dhe restore të serverëve, router-ve, switch-ve dhe verifikon procesin e backup.                                                                                     
  •  

 Kushtet e kërkuara:

  • Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike dhe teknologji informative apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme).
  • Pervoj pune në pozitë të ngjajshme, (e preferueshme).
  • Certifikime relevante qe nderlidhen me poziten (e preferueshme)
  • Njohuri ne identifikimin e problemeve ne rrjete, njohje te mjeteve monitoruese dhe teknikave troubleshooting,
  • Njohuri te teknikave te virtualizimit ( VMware, Hyper-V).
  • Shkathtesi shume të mira analitike, per zgjidhje te problemeve dhe te komunikimit.
  • Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip.
  • Njohuri te mire te gjuhes angleze.
  • Patent shofer (kategoria B)

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 19.11.2024 deri me dt. 25.11.2024. 

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës

About Kreditimi Rural i Kosovës
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Company Overview
hr@krk-ks.com
038 222 345
Rr. Behije Dashi, Nr. 20, Prishtinë
Get our latest jobs by email