Nëpunës për mbështetje në administrimin e databazave (Zëvendësim) - 03.06.2025
Job Description
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Nëpunës për mbështetje në administrimin e databazave në Departmentin e Teknologjisë Informative për Zyrën Qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim)

Përgjegjësitë:

  • Ben konfigurimin e qasjeve te shfrytëzuesve te KRK ne databaza/ aplikacione sipas nivelit te autorizimit te përcaktuar nga menaxhmenti;
  • Transferi i portfolios kreditore ne software ne rast te ndryshimeve tek Analistet Kreditor, bazuar ne listën e miratuar paraprakisht;
  • Verifikon kualitetin e te dhenava dhe raporteve te gjeneruara nga bazat e te dhënave/ aplikacionet e KRK dhe sipas nevojes ben verifikimin, krahasimin dhe testimin e te dhenave nga raportet e softwareve.
  • Teston dhe aktualizon softuerët e KRK-se (upgrade, update, modifikime dhe konfigurime sipas kërkesës në databaza/ aplikacione);
  • Kryen dhe monitoron operacionet e përfundimit të ditës (EOD) për të siguruar integritetin e të dhënave dhe gatishmërinë e sistemit për ditën e ardhshme të punës;
  • Plotësimi i te dhënave ne software per persona te ndërlidhur (garantues, bashkhuamarres, kolateraldhenesi);
  • Bën back-up data bazat dhe verifikon procesin e back-up;
  • Ndryshimi i te dhënave te klientit ne software (adresa, dega, etj.) me kërkese te degëve;
  • Mbështetja e degëve ne përdorimin e përditshëm te aplikacioneve/softwareve;
  • Ben përditësimin e te dhenave dhe veprime/detyra te tjera te nderlidhura me aplikacione/software;
  • Aktualizimi i drivereve, softwareve, aplikacioneve etj;
  • Detyra te tjera qe i caktohen nga Departamenti i IT-se dhe menaxhmenti;

Kushtet e kërkuara:

  • Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike dhe teknologji informative apo kualifikim ekuivalente profesional ne MS SQL Database Administration  (e preferueshme).
  • Pervoj pune në pozitë të ngjajshme, në administrimin e databazave në MS SQL dhe në migrim të bazave të të dhënave (e preferueshme).
  • Njohuri në administrimin e bazave të të dhënave të bazuara në MS SQL dhe njohuri mbi programet softverike.
  • Njohuri te mire te programeve kompjuterike MS Office, etj.
  • Njohuri te mire gjuhes angleze.
  • Shkathtesi të mira analitike dhe shkathtesi per zgjidhje te problemeve.
  • Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 28.05.2025 deri me dt. 03.06.2025. 

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

About Kreditimi Rural i Kosovës
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Company Overview
hr@krk-ks.com
038 222 345
Rr. Behije Dashi, Nr. 20, Prishtinë
Get our latest jobs by email