Përshkrimi i kredisë
KREDI E GJELBËR GEFF
Qëllimi i kredisë: Kredia e gjelbër është një produkt që është dedikuar klientëve individual në bashkëpunim me EBRD (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).
Klientët të cilët kanë aplikuar për këtë produkt e kanë mundësi që pas plotësimit të kushteve të caktuara me rastin e ndërtimit dhe renovimit në kuadër të rritjes së efikasitit të energjisë, të vendosura nga EBRD (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), të përfitojnë grant deri 20 % të shumës së kredisë.
Nëse kredia është shfrytëzuar vetëm për një produkt (masë), atëherë klienti përfiton grant 15 % të vlerës së kredisë, ndërsa në rastet kur kredia është shfrytëzuar për dy apo më shumë produkte (masa) që kontribuojnë në rritjen e efikasitit të energjisë atëherë granti do të jetë në vlerën e 20 % të kredisë.
Aktivitetet që mbështeten me kredinë e gjelbër janë:
- Izolimi termik të mureve të shtëpisë,
- Zëvendësimi i dritareve dhe derës së shtëpisë
- Zëvendësimin e bojlerëve të vjetër me atë me efikas në shpenzimin e energjisë,
- Instalimi i sistemeve solare për ngrohje te ujit,
- Ndërrimi i pompave termike
- Investim në ventilim
- Investim në ndriqim efiçient
Karakteristikat e produktit:
- Shuma e kredisë nga 200 deri 10,000 Euro
- Afatgjatësia 6 deri në 60 Muaj
- Mënyra e kthimit –Mujore
Programi GEFF është një program i BERZH i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian https://ebrdgeff.com/kosovo/al/
Në këtë link mund të qaseni në kalkulatorin që ju mundëson të kalkuloni se sa para dhe energji mund të kurseni në shtëpinë tuaj https://calculator-wb.ebrdgeff.com/kosovo/al