Ftesë për ofertë: shërbime të telefonisë
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të kontraktimit te shërbimeve te telefonisë mobile për stafin e KRK-se, fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per:
SHËRBIME TE TELEFONISE MOBILE PËR STAFIN E KRK-SË
Ftojme kompanitë qe ofrojne sherbime te telefonise mobile qe te paraqesin ofertën e tyre për shërbime te telefonise mobile per rreth 240 numra te stafit dhe të KRK-së
Oferta juaj duhet të përmbaj:
-Pakot sipas permbajtjes (minutat dhe sms brenda rrjetit, minutat dhe sms me operator tjere, interneti etj).
-Çmimin mujor te seciles pako
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçar me mundësi ripërtëritje.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D, pn / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.