Ftesë për ofertë: sigurim fizik
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të sigurimit fizik të zyrave gjatë orarit të punës per vitin 2025, fton kompanitë e interesuara të sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre per:
SIGURIMI FIZIK I ZYRAVE ME ROJE GJATË ORARIT TË PUNËS PËR
VITIN 2025
Ftojmë kompanitë e interesuara të sigurimit, që të paraqesin ofertat e tyre per sigurimin fizik me roje të zyrave te KRK-së gjatë orarit të punës.
Zyrat e KRK-së ndodhen në komunat si në vijim: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Xerxe, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë, Gracanice dhe Obiliq.
Sigurimi fizik me roje është i dedikuar për sigurimin e zyreve të KRK-së të cilat bëjnë pranimin e pagesave lidhur me kreditë nga klientët.
-Shërbimet duhet te ofrohen për 5 dite pune te javës me nga 8 ore pune ne dite.
-Çmimet e ofertuara duhet te jenë për orë pune.
-Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do te bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në imazh, referenca dhe çmim të volitshëm.
Ofertat per sigurim duhet te paraqiten per periudhe njëvjeçare me mundesi zgjatje.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.