Ftesë për ofertë: furnizim me inventar dhe pajisje për zyra

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me inventar dhe paisje për zyra për vitin 2025, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIMI ME INVENTAR DHE PAISJE PER ZYRA

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me inventar dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:

  • Tavolina pune me sirtar,
  • Sirtar,
  • Tavoline pune per mbledhje perafersishte dimensione180*100cm,
  • Tavolina për pritje (80*80cm), ose e rrumbullaket diametri 100 cm (apo dimenzione të ngjajshme),
  • Tavoline per fotokopje
  • Karrika lëvizëse,
  • Karrika statike
  • Orman druri dykrahësh (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
  • Orman druri trekrahësh, (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
  • Orman metalik me dy dyer, i mbyllur me qelsa
  • Rafta metalik (te hapur, pa dollapa me thellesi 32cm)
  • Kabinet file me 4 fioka me qelsa

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.