Ftesë për ofertë: punimi i reklamave për brendim të zyrave të KRK-së

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të kontraktimit te shërbimeve te punimit te reklamave dhe dekorimit  te pjesës ballore dhe te brendshme te zyrave te saj për vitin 2025, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së

 Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të punimit te reklamave ndriçuese, dekorimit te pjesës ballore te zyrave, dekorimit të brendshëm te zyrave,  dekorimi i sporteleve dhe elementeve tjera përcjellëse te zyrave te degëve te saje,  fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për çmimin e shërbimeve  për meter katror (m2) për shërbimet ,për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje në vijim:

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne xham, diapan etj,

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne sportele nga diapani etj,

-Punimi i reklamave ndriçuese një-anësore me montim ne mur,

-Punimi i reklamave për brendi te zyrave me logo / folie ne panel plastik.

-Punimi i kutive  për lëvdata dhe ankesa,

-Punimi i orarëve të punës,

-Llogo për vetura,

-Punimi i reklamës 3D, me montim

-Punimi i banerit 2.5x5m, me montim

-Korniza pa ndriçim formati B2, me montim

-Korniza me ndriçim formati B2, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 1.5 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 2 m, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 3 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 4 m, me montim

-Zhvendosje e Reklamës 3d

-Zhvendosje e Reklamës 3d me rimontim

– Senzor për ndriçim

-Nderrim i lledit per nje shkronje

-Nderrim i trafos brenda Prishtines

-Nderrim i trafos jashte Prishtines

-Largimi i foljeve nga xhami, cmimi per meter katror

Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit  deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Mamushe, Kamenice, Fushe Kosove , Gracanice dhe Obiliq.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Dizajni i logos, dukjes se brendshme dhe te jashtme te zyrave është i përcaktuar dhe mund të merret ne KRK ne bazë te kërkesës se ofertuesve te interesuar.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.