Ftesë për ofertë: transmetimi i reklamave në TV nacionale dhe lokale

Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të marketingut të aktivitetit të saj per vitin 2025, shpall:

FTESË PËR  PARAQITJEN E OFERTAVE PËR TRANSMETIM TË REKLAMËS

NË TV NACIONALE DHE LOKALE

Ofertat duhet të përmbajnë pikat si më poshtë:

  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në përiudhën kohore ditore apo (day time)
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në periudhën kohore në mbrëmje apo (prime time) si dhe
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond gjatë ditëve të fundjavës (day time dhe prime time)

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit duke u bazuar në çmimin më të volishtëm dhe pasurisë së skemës progamore  etj,.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.