Ftesë për ofertë
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të zgjedhjes se kompanisë për blerjen e Licencave për Microsoft 365 version E1, shpall këtë:
FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR BLERJEN E LICENCAVE PËR MICROSOFT 365 E1
Kreditimi Rural i Kosovës – KRK fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për licencën për Microsoft 365 versioni E1.
Licenca duhet të jetë versioni Office 365 E1, sasia 300 licenca, me mundësi shtimi.
Oferta duhet të përmbaj:
- Çmimi për licencë për muaj dhe për vit.
- Afatin e liferimit.
Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në:
-Çmimi i ofruar,
–MAF nga prodhuesi
Çmimet duhet te jene me TVSH te përfshirë.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 15.09.2025, deri në mesditë ora 12:00.
Ofertat mund të dërgohen në adresën : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi, Objekti D pn (afër stacionit te policisë nr. 2), Prishtinë.