Ftesë për ofertë: furnizimi dhe servisimi i kasafortave
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me kasaforta për vitin 2025, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:
FURNIZIMI ME SERVISIM I KASAFORTAVE
Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim dhe servisim me kasaforta dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:
- Kasaforta e sigurisë se larte, pesha e perafert 468 kg,
- Brava dhe qelësi te sigurise se larte
- Brava elektronike
- Pjeset tjera te ndrrimit ne rast nevoje
- Servisim emergjent ne zyre te KRK-se
- Hapje jokonvencionale, si dhe riparim i kasafortes ne zyre te KRK-se
- Bartja dhe ankorimi i kasafortes
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.