Ftesë për ofertë: punimi dhe riparimi i sporteleve të zyrave

Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të punimit te sporteleve dhe dekorimit te pjesës së brendshme të zyrave të saj per vitin 2025, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për;

PUNIMIN DHE RIPARIMIN E SPORTELEVE TË  ZYRAVE

 Ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per punimin dhe riparimin e sporteleve dhe dekorimin e pjeses se brendshme ballore për zyrat e KRK-së, për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje.

Oferta duhet të përmbaj  çmimin per meter katror apo gjatesi per punet siç vijon:

-punimin e sporteleve dhe tavolinës me sirtar për arkëtar,

-punimi i dekorimit ne pjesen e mbrendeshme ballore ne vazhdim te sportelit (imitim) pa tavolinë pune (paravan),

-punimi i tavolinës së punës së sportelit me sirtar (cmimi per meter),

-tavoline pune (cmimi per meter),

-punimi i sirtarit per tavoline

-punimin e dollapave per sistemin te follderave

-punimi i vitrinave per dokumentacion me dy dyer (gjysma me dyer xhami)

-punimi i vitrinave per dokumentacion me tri dyer (gjysma me dyer xhami)

-punimin e derës lëvizëse pranë sportelit;

-riparimi i sportelit dhe tavolines me sirtar dhe ndrrimi i xhamave

-zhvendosjen e sportelit;

-bartjen e sportelit;

Materiali i preferuar: diapan, iveric, imitim druri te kombinuara me xham.

Referencë  për dizajnin dhe materialin për punimin e sporteleve eshte dizajni aktual i sporteleve te zyrave te KRK-se.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zyrate KRK  ne te cilat do te punohen sportelet, janë si vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gracanice.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com