Ftesë për ofertë: punimi i reklamave për brendim të zyrave të KRK-së
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të kontraktimit te shërbimeve te punimit te reklamave dhe dekorimit te pjesës ballore dhe te brendshme te zyrave te saj për vitin 2025, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:
PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të punimit te reklamave ndriçuese, dekorimit te pjesës ballore te zyrave, dekorimit të brendshëm te zyrave, dekorimi i sporteleve dhe elementeve tjera përcjellëse te zyrave te degëve te saje, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për çmimin e shërbimeve për meter katror (m2) për shërbimet ,për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje në vijim:
-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne xham, diapan etj,
-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne sportele nga diapani etj,
-Punimi i reklamave ndriçuese një-anësore me montim ne mur,
-Punimi i reklamave për brendi te zyrave me logo / folie ne panel plastik.
-Punimi i kutive për lëvdata dhe ankesa,
-Punimi i orarëve të punës,
-Llogo për vetura,
-Punimi i reklamës 3D, me montim
-Punimi i banerit 2.5x5m, me montim
-Korniza pa ndriçim formati B2, me montim
-Korniza me ndriçim formati B2, me montim
-Totem me ndriçim 1 x 1.5 m, me montim
-Totem me ndriçim 1.2 x 2 m, me montim
-Totem me ndriçim 1 x 3 m, me montim
-Totem me ndriçim 1.2 x 4 m, me montim
-Zhvendosje e Reklamës 3d
-Zhvendosje e Reklamës 3d me rimontim
– Senzor për ndriçim
-Nderrim i lledit per nje shkronje
-Nderrim i trafos brenda Prishtines
-Nderrim i trafos jashte Prishtines
-Largimi i foljeve nga xhami, cmimi per meter katror
Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Mamushe, Kamenice, Fushe Kosove , Gracanice dhe Obiliq.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.
Dizajni i logos, dukjes se brendshme dhe te jashtme te zyrave është i përcaktuar dhe mund të merret ne KRK ne bazë te kërkesës se ofertuesve te interesuar.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.