Ftesë për ofertë: shërbime të telefonisë

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të kontraktimit te shërbimeve te telefonisë mobile për stafin e KRK-se,  fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per:

 SHËRBIME TE TELEFONISE MOBILE PËR STAFIN E KRK-SË

 Ftojme kompanitë qe ofrojne sherbime te telefonise mobile qe te paraqesin ofertën e tyre për shërbime te telefonise mobile per rreth 240 numra  te stafit dhe të KRK-së

Oferta juaj duhet të përmbaj:

-Pakot sipas permbajtjes  (minutat dhe sms brenda rrjetit, minutat dhe sms me operator tjere, interneti etj).

-Çmimin mujor te seciles pako

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçar me mundësi ripërtëritje.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D, pn / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.