Ftesë për ofertë: transmetimi i reklamave në TV nacionale dhe lokale
Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të marketingut të aktivitetit të saj per vitin 2025, shpall:
FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR TRANSMETIM TË REKLAMËS
NË TV NACIONALE DHE LOKALE
Ofertat duhet të përmbajnë pikat si më poshtë:
- Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në përiudhën kohore ditore apo (day time)
- Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në periudhën kohore në mbrëmje apo (prime time) si dhe
- Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond gjatë ditëve të fundjavës (day time dhe prime time)
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit duke u bazuar në çmimin më të volishtëm dhe pasurisë së skemës progamore etj,.
Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.
Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.