Ftesë për ofertim
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të zgjedhjes se kompanisë për blerjen e pajisjeve për procesim te kartëmonedhave, shpall këtë:
FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR MAKINERITË PËR PROCESIMIN E KARTËMONEDHAVE
Kreditimi Rural i Kosovës – KRK fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me makineri për procesimin (kontrollin e vërtetësisë, autenticitetit dhe përshtatshmërisë) se kartëmonedhave dhe monedhave sipas Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
- Sasia dhe lloji i makinerisë se kërkuar:
-Makineritë për procesimin e kartëmonedhave – 11 copë.
- Kërkesat Minimale për Makineritë për Trajtimin e Kartëmonedhave Euro bazuar ne rregulloren e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës lidhur me :
– Makineritë e procesimit që do të përdoren nga ana e institucionit mikro financiar (KRK) për vërtetimin dhe klasifikimin e kartëmonedhave euro, si dhe valutave të tjera.
– Duhet të jenë në gjendje të identifikojnë me saktësi kartëmonedhat të falsifikuara nga ato të vërteta.
– Makineritë për procesimin e kartëmonedhave euro duhet të jenë të listuara në listën e Bankës Qendrore Evropiane të makinerive të testuara për autentifikimin e kartëmonedhave euro
– Makinat e trajtimit të kartëmonedhave duhet të përpunojnë kartëmonedhat euro, duke klasifikuar dhe veçuar fizikisht ato pa ndërhyrjen e operatorit të makinerisë.
– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të kenë numrin e kërkuar të rafteve (stackers) të dedikuar për të siguruar klasifikimin dhe veçimin e saktë të kartëmonedhave euro që procedohen.
– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të jenë të adoptueshme për të siguruar detektimin me saktësi të kartëmonedhave false të reja).
– Oferuesi duhet të sigurojnë një deklaratë nga prodhuesi i makinerisë ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, që garanton se karakteristikat e makinerisë së instaluar korrespondojnë me ato të makinerisë, të përfshirë në listën e publikuar të Bankës Qendrore Evropiane dhe/ose Komisionit Evropian dhe që makineria e instaluar përpunon kartëmonedhat dhe monedhat në të njëjtën mënyrë si makineria e të njëjtit lloj të testuar nga Banka Qendrore Evropiane.
Makinerit (BAM) – Makineri të procesimit të kartëmonedhave euro, duhet te kete se paku dy xhepa apo qe kryejne funksionet si ne vijim:
- raft te dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e përshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta dhe në gjendje të mirë kualitative.
- raft te dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e papërshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta por në gjendje jo të përshtatshme.
- raft te dedikuar për refuzim (reject stacker) të kartëmonedhave të dyshimta – Objekte që nuk njihen si kartëmonedha euro; Kartëmonedha euro të dyshuara si të falsifikuara; Kartëmonedha euro që nuk janë vërtetuar qartësisht.
Po ashtu makinat duhet te kene DUAL CIS, te lexojne numrin serik dhe ta ruajne ne PC etj.
Për me shume shih rregulloren e BQK-se për Operacionet me Para të Gatshme.
Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në:
-Kualiteti/çmimi i ofruar,
-Kushtet , afatgjatesia e garancionit dhe servisimit.
-Afati i liferimit.
Çmimet duhet te jene me TVSH te përfshirë.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 03.03.2025
Ofertat mund të dërgohen në adresën : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Objekti D pn (afër stacionit te policisë nr. 2), Prishtinë.