Shpallje: Furnizim me lëndë djegëse

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar, i cili me qëllim të furnizimit me lëndë djegëse (naftë/benzin), derivate tjera, add blue, antifriz dhe shampon veror dhe dimeror për larje të xhamave për vitin 2025, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIM ME LËNDË DJEGËSE

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim  me:

– lëndë djegëse (naftë/benzin)

– antifriz,

– shampon per larjen e xhamave veror,

– shampon per larjen e xhamave dimeror,

– add blue

– autolarje (nëse posedon)

KRK posedon  83 vetura te cilat gjinden në komunat Deçan, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Gracanice, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Ofertat për furnizim me lende djegës/nafte për automjetet si me larte do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për litër ne raport me kualitetin (llojin) e naftës/benzinës dhe artikujve tjere te kërkuar si me larte.
  2. Garancioni për kualitet,
  3. Posedimi i pikave shitëse ne komunat e specifikuara,

Çmimet duhet të jenë për litër dhe ne çmim te përfshihet TVSH.

Oferta duhet te permbaj:

-Oferten financiare

-Mesatarja e kalkulimit te cmimit mujor për muajin dhjetor 2024 për naftë dhe benzinë

-Zbritja e ofruar për litër

-Lista me pikat shitëse

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën një vjeçare 01.03.2025 deri me 29.02.2026 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 03.02.2025 deri me datën 10.02.2025, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.