Shpallje për ofertim

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar, i cili me qëllim të zhvendosjes së dokumentacionit nga zyrat e degëve të KRK-së dhe sistemimin e tyre në depo në Prishtinë, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

 ZHVENDOSJE E DOKUMENTACIONIT

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për zhvendosjes së dokumentacionit nga zyrat e degëve të KRK-së dhe sistemimin e tyre në depo në Prishtinë në sasi si në vijim:

  • 219 kaseta metalike me nga 4 fiok me dokumentacion
  • 3,023 foldera me dokumentacion

Dokumentacioni i cili do te zhvendoset nga degët aktualisht një pjesë e tij ndodhet ne kaseta metalike me 4 fiok dhe pjesa tjeter i sistemuar në folldera.

Dokumetacioni i cili ndodhet ne kaseta metalike (cabinet files me 4 fiok) duhet te zhvendoset se bashku me kasete metalike i pahapur, ndersa dokumentacioni i cili ndodhet i sistemuar ne foldera, duhet te zhvendoset me pako qe duhet ti ofroj ofertuesi.

Dokumentaioni i cili eshte objekt i kesaj shpalljeje gjinden në komunat Deçan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec/Xerxe, Shtime, Skenderaj, Suharekë, dhe Viti.

Ofertuesit mund të kërkojnë listën me numër të saktë të kasetave metalike dhe folderave për secilën zyre të degës së KRK-së.

Ofertat për zhvendosjes së dokumentacionit nga zyrat e degëve të KRK-së dhe sistemimin e tyre në depo në Prishtinë do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për zhvendosje nga degët e KRK-së dhe sistemimin e tyre në depo në Prishtinë
  2. Garancioni për kualitet të shërbimit, që bartja të bëhet pa dëmtime
  3. Posedimi i mjeteve të transportit dhe paisjeve për bartje dhe stafit për të ofruar këtë shërbim
  4. Oferta duhet të përfshij edhe pakot për bartje të folderave
  5. Afatin e kryerjes së shërbimit

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.02.2025 deri me datën 06.03.2025, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D, pn / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.