Shpallje per ofertim

Institucion mikrofinanciar,  Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:

FTESË PËR MBËSHTETJE TEKNIKE PËR DEPARTAMENTIN E TEKNOLOGJISË INFORMATIVE

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për shërbim në Teknologji Informative, për mbështetje teknike sipas nevojës, si vijon:

  • Konfigurim/ instalim në Domain Controller, Exchange, Firewall (FortiGate), Router (mikrotik), me qellim të mirëmbajtjes/ përmirësimit te infrastrukturës ekzistuese;
  • Konfigurim/ instalim për administrimin e databazave, me qellim të mirëmbajtjes/ përmirësimit te infrastrukturës ekzistuese ;
  • Konfigurim dhe mirëmbajtjen e funksionimit te Qendrës së Rimëkëmbjes (Disaster Recovery Center-DRC, Always On availability mbështetur nga Windows Server Failover Cluster), përfshirë dy testime ne vit për te vlerësuar funksionalitetin e DRC;

KRK te interesuarve për ofertim mund te ju ofroj informacione shtese lidhur me infrastrukturën ekzistuese te Teknologjisë Informative.

Në ofertë duhet të specifikohet çmimi për muaj per sherbimet si me larte. Poashtu ne oferte duhet të specifikohet afati i vënies në dispozicion të shërbimit nga momenti i paraqitjes së kërkesës nga ana e KRK-se, brenda te cilit afat kompania angazhohet të zgjidhë problemin e caktuar.

Afati i kërkesës për shërbime: një vit me mundësi vazhdimi.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e shërbimit, çmimin, referencat për shërbime te ngjashme, etj.

Ofertat mund te dërgohen nga data 13.01.2021 deri me 21.01.2021 përmes adresës:

krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.