Shpallje për ofertim

InstitucionI Mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:

FTESË PËR PARAQITJEN E  OFERTËS

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për furnizim me materialin informatikë siç vijon:

  1. Kompjuter desktop, 12 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i5 (Gen 8) 4M Cache / RAM 8 GB / HDD 500 GB / DVD-RW, tastierë (english) dhe mouse. Në rast se kompania posedon kompjuterë me karakteristika te ndryshme është e preferueshme që të bëhet ofertë e veçantë për secilin lloj të kompjuterëve (i5, i7..etj). Kompjuterët duhet të jenë Brand Name;
  2. Kompjuter desktop, 2 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i7 (Gen 8) 6M Cache / RAM 16 GB / SSD 512 GB + HDD 500 GB / DVD-RW, tastierë (english) dhe mouse. Kompjuterët duhet të jenë Brand Name;
  3. Kompjuter desktop, 1 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i7 (Gen 8) 6M Cache / RAM 16 GB / SSD 512 GB + HDD 500 GB / DVD-RW, Kartela Grafike: 4 GB ,tastierë (english) dhe mouse. Kompjuterët duhet të jenë Brand Name;
  4. Monitor, 4 copë, me karakteristika minimale 22”, wide screen;
  5. Licensa për Operating System Windows 10 Pro, 15 copë;
  6. MS Office License MS Windows Office 2016 professional edition, (MS Access i përfshirë në pako), 1 copë.
  7. Makina fotokopjuese (skaner/printer/fotokopje), 12 copë, karakteristikat minimale: A4, 20 ppm, kopjim/ printim duplex, ADF (modele që kanë madhësi dhe karakteristika të ngjashme me Canon MF421dw ose MF443dw);
  8. Printer all in one (skaner/printer/fotokopje), 3 copë – karakteristikat minimale: A4, 18 ppm.;
  9. Printer, 2 copë – me karakteristikat minimale: A4, 18 ppm, printim duplex.;
  10. Switch, 1 copë – me karakteristika minimale: 16 Port 100 mbps, Rackmount;
  11. UPS, 9 copë – me karakteristika minimale: 650 VA;
  12. External HDD, 1 copë, 4 TB, USB 3.0.

Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit, afati i garancionit dhe servisimi.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar, afatin e liferimit dhe servisimin.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 01.03.2021.

Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.