Vazhdim i afatit të shpalljes për ofertim për gjenerator

Institucioni mikrofinanciar,  Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të  blerjes së katër gjeneratorëve,  publikon këtë:

VAZHDIM I AFATIT TË FTESËS  PËR  OFERTË

Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

  • Tre (3) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, ndezje me qelës, automatik ose manual, monofazor, me kapacitet 10 KVA, për degën e KRK-së në Pejë, Prizren dhe Decan.
  • Një (1) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, ndezje me qelës, automatik ose manual, monofazor, me kapacitet 5 KVA, për degën e KRK-së në Mamushë.

Kompanitë të ofertojnë të dy opcionet, automatik dhe manual.

Në ofertë duhet të përfshihet edhe dërgimi deri në zyret në Pejë, Prizren, Decan, dhe Mamushë si dhe të jetë i perfshië edhe kyqja/montimi.

Në ofertë duhet të specifikohet: afati i liferimit , afati i garancionit, prodhuesi dhe servisimi.

Çmimi i ofertuar duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet duke u bazuar në kualitetin/brendin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati i paraqitjes së ofertave është zgjatur  deri me 22.04.2025.

Ofertat mund te dërgohen në e-mail adresën  krk_imf@krk-ks.com apo adresën Rruga Behije Dashi Objekti D, pn  (afër stacionit të policisë nr.2), Prishtinë.