KRK-GEFF

Në kuadër të programit të energjisë dhe efiçiencës nga viti 2018 deri në dhjetor 2022 në bashkëpunim me GEFF, BERZH dhe partnerë të tjerë, KRK ka arritur të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ruajtjen e mjedisit, kursimin e kostove të energjisë dhe zhvillimin e teknologjitë e gjelbra me standarde evropiane.
Më poshtë mund të gjeni sasinë e kredive të shpërndara në emër të produktit për energji efikase si dhe ndikimin e këtyre kredive në ruajtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë elektrike:
• Mbi 2.3 milionë euro kredi për efiçencën e energjisë janë shpërndarë dhe janë mbështetur aktivitetet e mëposhtme:
– Izolimi i shtëpive
– Ndërrimi i dritareve dhe derës së hyrjes
– Panele diellore
– Panele diellore për ngrohjen e ujit
– Pompat e nxehtësisë
– Kaldaja me biomasë
– Izolimi i tavanit
– Izolimi i dyshemesë
• Investimet e gjelbra në KRK kanë ndikuar në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO2) me rreth 980 tonë në vit, që është e barabartë me largimin e afërsisht 613 makinave nga rrugët.
KRK gjithashtu ka kontribuar në uljen e konsumit të energjisë me 2,850 MWh/vit.