The We Finance Code

KRK dhe Kodi Financiar për Gratë Ndërmarrëse (WE Finance Code)
Ne parashohim një botë ku gratë krijojnë, ndërtojnë dhe zhvillojnë biznese në mënyrë të barabartë me burrat, duke nxitur punësimin, inovacionin dhe rritjen ekonomike. Megjithatë, gratë ndërmarrëse vazhdojnë të përballen me sfida të konsiderueshme, përfshirë mungesën e qasjes në financa. Në nivel global, vlerësohet se rreth 400 milion gra ndërmarrëse përballen me një hendek financimi prej 1.7 trilion dollarësh.
Për të adresuar këtë sfidë, kërkohet bashkëpunim i institucioneve financiare, politikëbërësve dhe partnerëve zhvillimorë.
Në këtë kontekst, Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është krenar të jetë pjesë e Kodit Financiar për Gratë Ndërmarrëse (WE Finance Code), një iniciativë globale që synon të eliminojë barrierat dhe boshllëqet në financim për gratë ndërmarrëse, përmes përmirësimit të lidershipit, të dhënave dhe veprimeve konkrete.
Përmes këtij angazhimi, KRK riafirmon përkushtimin për një sistem financiar më gjithëpërfshirës dhe për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.
Angazhimet e KRK
Lidership dhe angazhim institucional
- Emërimi i një përfaqësuesi institucional për zbatimin e Kodit
- Bashkëpunim aktiv me institucionet dhe akterët relevantë
- Promovimi i grave ndërmarrëse përmes marketingut dhe storieve të suksesit
- Nxitja e barazisë gjinore në pozita udhëheqëse
Zhvillimi i kapaciteteve dhe kultura institucionale
- Praktika gjithëpërfshirëse të burimeve njerëzore
- Trajnime për stafin mbi barazinë gjinore
- Programe edukative për gratë ndërmarrëse
Të dhënat, produktet dhe mbështetja
- Mbledhja dhe analiza e të dhënave sipas gjinisë
- Zhvillimi i produkteve financiare për gratë
- Përmirësimi i ofertës përmes analizave
- Shërbime jo-financiare si këshillim dhe trajnim
Përmes këtyre angazhimeve, KRK synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në ekonomi dhe të kontribuojë në një sistem financiar më të barabartë dhe gjithëpërfshirës në Kosovë.