UDHËZUES PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE INFORMACIONEVE KONFIDENCIALE TË KLIENTËVE

UDHËZUES PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE INFORMACIONEVE KONFIDENCIALE TË KLIENTËVE
Qëllimi
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është i përkushtuar të mbrojë të dhënat personale dhe informacionet konfidenciale të klientëve të saj. Kjo dokument synon të informojë dhe edukojë klientët për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe dokumenteve financiare.
Pse është e rëndësishme mbrojtja e të dhënave personale?
Të dhënat personale dhe financiare janë të rëndësishme për sigurinë tuaj. Keqpërdorimi i tyre mund të sjellë pasoja serioze si mashtrim, humbje financiare, apo dëmtim të identitetit tuaj.
Çfarë informacionesh duhet të mbroni?
KRK ju këshillon që të mbani gjithmonë të sigurta dhe të mos ndani me persona të paautorizuar këto informacione dhe dokumente: – Numrin Personal Identifikues (PIN) ose çdo kod sigurie. – Kontratat e kredisë dhe dokumentacionin përcjellës. – Mandatet dhe dëshmitë e pagesës së kredisë. – Dokumentet personale si letërnjoftimi, pasaporta, apo patentë shoferi. – Informacione mbi bilancet e kursimeve (nëse aplikohet). – Informacione mbi vështirësitë në pagesat apo historinë tuaj të shlyerjes. – Fjalëkalimet tuaja të kredit kartelës dhe / ose kartelës bankare (nëse aplikohet). – Numrin e kodit të sigurisë së kartelës (CVV2 ose CVC2) (nëse aplikohet). – Fjalëkalimin e bankimit përmes internetit (e-banking) (nëse aplikohet). – Fjalëkalimin e njëhershëm të bankimit përmes internetit (e-banking) (nëse aplikohet). KRK dërgon vetëm e-mail ose SMS informues dhe asnjëherë nuk kërkon të dhënat tuaja personale ose fjalëkalimet me e-mail ose SMS ose thirrje.
1 Ky Udhëzues informues është aneks i politikes për mbrojtën e te dhënave personale në KRK.
Si mund të mbroni të dhënat tuaja?
– Mos i ndani informacionet apo dokumentet tuaja personale me asnjë person të paautorizuar. – Ruani kontratat dhe mandatet e pagesave në një vend të sigurt. – Nëse humbni ndonjë dokument të KRK-së, lajmëroni menjëherë zyrën më të afërt të KRK. – Mos i ndani kurrë të dhënat tuaja përmes telefonit, rrjeteve sociale apo email-it, nëse nuk jeni të sigurt për identitetin e kërkuesit. – Kontrolloni që gjithmonë të merrni një kopje të mandatit ose dëshmisë së pagesës pas çdo transaksioni në KRK. – Kujdesuni që dokumentet me informacione personale të mos hidhen në vende publike.
Si KRK ju mbron?
– KRK zbaton standardet më të larta të mbrojtjes së të dhënave dhe konfidencialitetit sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, standardeve ndërkombëtare dhe Politikën e Privatësisë së KRK-se e cila gjendet në www.krk-ks.com/politika-e-privatesise/ – Stafi ynë është trajnuar për të ruajtur konfidencialitetin dhe për t’ju ofruar juve informim të vazhdueshëm mbi mbrojtjen e të dhënave. – Informacionet tuaja ruhen në sisteme të sigurta dhe nuk ndahen me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
Si do të informohen klientët?
– Kjo politikë është e publikuar në uebfaqen zyrtare të KRK-së: www.krk-ks.com – Broshura me këtë informacion janë të disponueshme në të gjitha degët e KRK-së. – KRK do të dërgojë periodikisht mesazhe informuese (SMS) për të kujtuar klientët mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale. – Stafi i degëve është i gatshëm t’ju japë këshilla shtesë dhe informata për mbrojtjen e të dhënave tuaja.
Kontakti për më shumë informacion
Nëse keni pyetje ose dyshime në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, ju lutem kontaktoni degën më të afërt ose dërgoni email në: info@krk-ks.com ose tel 038 243 554
Ankesat mund të parashtrohen online www. krk-ks.com/ankesa/ dhe te informohen rreth formave tjera te paraqitejs se ankese në PROCESI-PËR-TRAJTIMIN-E-ANKESAVE-1.pdf