Statistika
- 0
Numri i klientëve të shërbyer
- 0
Numri i klientëve aktiv
- 0 €
Portfolio aktive
- 0
Numri i degëve
Rreth klientit (aktivitetit)
Klienti Adem Jashari është nga fshati Keçekollë komuna e Prishtinës, jeton me familje dhe merren me aktivitet bujqësor. Klienti dhe familja e tij të hyrat i sigurojnë kryesisht nga bujqësia, ka dy sera në total me sipërfaqe rreth 15 ari në te cilën kultivon produkte të ndryshme bujqësore.
Sfidat dhe përfitimet
Ndërtimin e serës e ka arritur me ndihmën e një granti te përfituar nga Ministria e Bujqësisë si dhe kredisë së përfituar nga KRK në shumë prej 5,000€. Klienti në të ardhmën planifikon që të rritë hapësirën për të kultivuar kultura të ndryshme bujqësore gjithnjë duke bashkëpunuar me KRK-në.
Klienti është falënderues për mbështetjen qe i ka ofruar KRK, e cila ka pasur efekt pozitiv në rritjen e aktivitetit bujqësorë dhe gjithashtu në rritjen e mirëqenies për familjen e tij.
Rreth klientit (aktivitetit)
Neshat Shantiri është nga qyteti i Prizrenit, familja e tij është e përbërë nga 6 anëtarë. Familja e tij ka dy biznese të vogla, njërin dyqan me tekstili, te cilin e menaxhon vete klienti ndërsa biznesi tjetër është restorant me madhësi mesatare, për menaxhimin e te cilit kujdeset klienti dhe djali i tij.
Sifdat dhe përfitimet
Klienti është ri-atdhesuar me herët nga Gjermania dhe një pjesë të kapitalit e ka investuar dhe ka hapur njërin lokal, pas një kohe me rritjen e kërkesës ka parë mundësinë e rritjes së biznesit mirëpo nuk ka pasur mundësi financiare për zgjerim.
Klienti në bashkëbisedim me KRK – dega në Prizren pas shpalosjes se ofertës e cila i është bërë nga analistët kreditor, klienti ka shikuar mundësinë që përmes kredisë se KRK-së të rrisë aktivitetin e tij në dyqanin e tekstilit dhe gjithashtu të hapë edhe një biznes tjetër. Pasi klienti është kredituar nga KRK ka rritur shitjen e tij në biznesin me tekstil dhe gjithashtu ka hapur biznesin e ri (start up ) ne lëmin e gastronomisë – restorant.
Bizneset aktualisht janë duke performuar mirë dhe kanë krijuar një stabilitet në tregun ku operojnë.
Rreth klientit (aktivitetit)
Besniku është 21 vjeçar , nga fshati Vrellë e Goleshit, komuna Lipjan. Familja e tij përbëhet nga 6 anëtarë dhe burimin kryesor të hyrave e kanë nga aktiviteti blegtoral. Klienti trashëgon biznesin nga familja e tij dhe i njëjti vazhdon t’a menaxhoj dhe të ketë profit të kënaqshëm nga grumbullimi dhe shitja e qumështit.
Sfidat dhe përfitimet
Klienti aktualisht posedon shtallën më hapësirë prej 360 m² dhe ka 37 krerë lopë, prej tyre 32 lopë qumështore. Për të vazhduar me aktivitetin e tij klientit i është dashur mbështetje financiare për përmirësimin e kushteve në shtallë si dhe shtimin e numrit të lopëve qumështore .
Si institucion i cili përkrah blegtorinë, respektivisht zhvillimin, përmirësimin e kushteve në këtë sektor, kemi financuar klientin me shumë të kredisë 10,000€ dhe me mjetet e dedikuara klienti ka përmirësuar kushtet brenda shtallës si dhe ka shtuar numrin e bagëtive .
Klienti është falënderues ndaj institucionit KRK dhe ndaj stafit profesional për shërbimin e ofruar.
Numri i klientëve të shërbyer
Numri i klientëve aktiv
Portfolio aktive
Numri i degëve