Statistika
- 0
Numri i klientëve të shërbyer
- 0
Numri i klientëve aktiv
- 0 €
Portfolio aktive
- 0
Numri i degëve
Klientët informohen për shërbimet e KRK (Kreditmit Rural te Kosovës) nëpërmjet promovimit të analisteve kreditorë, broshurave dhe mediave elektronike.
Klienti plotëson dhe nënshkruan formularin e aplikimit në të cilin plotësohen të dhënat personale, shuma e kredise se kerkuar, afatgjatësia, sigurimi kredisë dhe historiku kreditor.
Analisti kreditor pas pranimit të kerkesës për kredi, bën analizën kreditore me qëllim të percaktimit të kapacitetit të pageses së klientit. Poashtu analisti kreditor printon nga RKK (Regjistri i Kreditor i Kosovës, softueri i BQK-së) historikun kreditor të klientit. Analiza kreditore me pas i kalohet komitetit kreditor për analizë dhe vendim lidhur me kërkesën.
Komiteti kreditor bazuar në analizen kreditore dhe të dhenat e mbledhura merr vendim për aprovimin/refuzimin e kredisë.
Shpërndarja e kredisë bëhet pas aprovimit nga komiteti kreditor dhe plotësimit të kushteve të parapara në procedurat e KRK-së perfshirë kërkesat e specifikuara në vendimin e komitetit kreditor.
Kthimi i kredisë behet bazuar në skemën e kthimit të kredisë e cila është e bashkangjitur në marrëveshjen e kredisë. Kthimi/ pagesa e këstit bëhet në zyrat e degëve të KRK-së, ose në llogarinë e KRK-së në bankën përkatëse.
KRK bën monitorimin e kredimarrësve për të verifikuar nëse financimi i klientit përkatës është në pajtueshmëri me kushtet e kredisë së tij/ saj.
Numri i klientëve të shërbyer
Numri i klientëve aktiv
Portfolio aktive
Numri i degëve