Shpallje për sigurim fizik

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të sigurimit fizik të zyrave gjatë orarit të punës per vitin 2020, fton kompanitë e interesuara të sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre per:

 SIGURIMI FIZIK I ZYRAVE ME ROJE GJATË ORARIT TË PUNËS PËR

VITIN 2020

Ftojmë  kompanitë e interesuara të sigurimit, që të paraqesin ofertat e tyre per sigurimin fizik me roje të zyrave te KRK-së gjatë orarit të punës.

Zyrat e KRK-së ndodhen në komunat si në vijim: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Sigurimi fizik me roje është i dedikuar për sigurimin e zyreve të KRK-së të cilat bëjnë pranimin e pagesave lidhur me kreditë nga klientët.

Shërbimet duhet te ofrohen për 5 dite pune te javës me nga 8 ore pune ne dite.

Çmimet e ofertuata duhet te jenë për orë pune.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Ofertat per sigurim duhet te paraqiten per periudhe njëvjeçare me mundesi zgjatje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 29.11.2019 deri me datën 05.12.2019 deri ne ora 15:00 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje për transmetim të reklamave

Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të marketingut të aktivitetit të saj per vitin 2020, shpall:

FTESË PËR  PARAQITJEN E OFERTAVE PËR TRANSMETIM TË REKLAMËS

NË TV NACIONALE DHE LOKALE

Ofertat duhet të përmbajnë pikat si më poshtë:

  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në përiudhën kohore ditore apo (day time)
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në periudhën kohore në mbrëmje apo (prime time) si dhe
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond gjatë ditëve të fundjavës (day time dhe prime time)

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit duke u bazuar në çmimin më të volishtëm dhe pasurisë së skemës progamore  etj,.

Afati i paraqitjes së ofertave duhet të bëhet deri më datë: 05.12.2019

Ofertat mund të dërgohen përmes adresës : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK-së, Rruga Behije Dashi Nr.4 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Shpallje për inventar

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me inventar dhe paisje për zyra për vitin 2020, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIMI ME INVENTAR DHE PAISJE PER ZYRA

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me inventar dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:

  • Tavolina pune me sirtar,
  • Sirtar,
  • Tavoline pune per mbledhje perafersishte dimensione180*100cm,
  • Tavolina për pritje (80*80cm), ose e rrumbullaket diametri 100 cm (apo dimenzione të ngjajshme),
  • Karrika lëvizëse,
  • Karrika statike
  • Orman dykrahësh/trekrahësh,
  • Kasaforta e sigurisë se larte, pesha e perafert 395kg, brava dhe çelësi i sigurise se larte dhe Brava elektronike me më shumë se 3 shfrytëzues
  • Inventar tjetër për zyra.

 

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.11.2019 deri me datën 05.12.2019 deri ne orën 15:00,  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Shpallje për sportele

Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të punimit te sporteleve dhe dekorimit te pjesës së brendshme të zyrave të saj per vitin 2020, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për;

PUNIMIN DHE RIPARIMIN E SPORTELEVE TË  ZYRAVE

 Ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per punimin dhe riparimin e sporteleve dhe dekorimin e pjeses se brendshme ballore për zyrat e KRK-së, për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje.

Oferta duhet të përmbaj  çmimin per meter katror apo gjatesi per punet siç vijon:

-punimin e sporteleve dhe tavolinës me sirtar për arkëtar,

-punimi i dekorimit ne pjesen e mbrendeshme ballore ne vazhdim te sportelit (imitim) pa tavolinë pune (paravan),

-punimi i tavolinës së punës së sportelit,

-punimin e paravanave,

-punimin e derës lëvizëse pranë sportelit dhe pune tjera te ndërlidhura;

-zhvendosjen e sportelit;

Materiali i preferuar: diapan, iveric, imitim druri te kombinuara me xham.

Referencë  për dizajnin dhe materialin për punimin e sporteleve eshte dizajni aktual i sporteleve te zyrave te KRK-se.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zyrate KRK  ne te cilat do te punohen sportelet, janë si vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.11.2019 deri me datën 05.12.2019 deri ne oren 15:00,  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje për mirëmbajtje të veturave

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të zgjedhjes se kompanisë për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve per vitin 2020, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

SERVISIMI DHE MIRËMBAJTJA E E AUTOMJETEVE

 Kreditimi Rural i Kosoves ka gjithsejt 73 vetura, prej tyre 54 vetura te markës Wolkswagen (Golf dhe Polo) 1 veture te markes Opel dhe 7 Seat Ibiza, 4 Skoda Octavia 2017-2019 dhe 7 Toyota Auris

Veturat jane te bazuara ne komunat e Kosovës siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti,  Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Numri i veturave mund të ndryshoj gjatë vitit.

 Ofertat per servisim dhe mirëmbajtje te automjeteve do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm i pjeseve rezerve dhe sherbimeve (çmimet duhet të jenë për njësi dhe ne çmim te përfshihet TVSH),
  2. Prejardhja e pjeseve rezerve,
  3. Eksperiences se ofertuesit ne punët e servisimit dhe mirmajtjes,
  4. Garancioni për pjeset rezerve dhe shërbimet e ofruara,
  5. Disponimi i aparaturës kompjuterike për diagnostifikim të defekteve të automjeteve.

6.Posedimi i serviseve ne komunat apo afërsi te komunave ku jane te bazuara veturat e KRK-se.

Ofertuesit duhet te paraqesin listen e çmimeve te sherbimeve te zakonshme per servisim te rregullte, mirëmbajtje duke perfshire punen dhe pjeset rezerve.

Kontrata me ofetuesin e sukseseshem do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.11.2019 deri me datën 05.12.2019 deri në orën 15:00, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Shpallje IT rrjeta dhe kamera

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit të rrjetit të TI-së , i fton kompanit e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:

FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR INSTALIMIN E RRJETIT TË TI-SË           NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2020

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të instalimi të rrjetit të TI-së në zyrat e saj fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, në zyret te saj ne Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Kacanik, Viti, Gjilan, Suharekë, Malisheve, Prizren, Rahovec, Deçan, Gjakove, Pejë, Istog, Kline, Vushtrri, Mitrovice, Podujeve, Drenas, Shtime, Skenderaj, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, për shërbimet si në vijim:

 

  1. Furnizimi dhe instalimin i rrjetës pasive (rrjeta LAN dhe rrjeta e rrymës):
  • Kanale plastike që montohen në muri / dysheme, me dimensione të ndryshme, varësisht prej nevojës,
  • Rack cabinet minimum 6U deri në 42U,
  • Patch panel min. 24 porte,
  • Patch kablla Cat 5e,
  • Priza OG rrjetë 2 porte
  • UTP kabllo Cat 5e,
  • Konektor, jack module,
  • Priza rryme,
  • Kabllo rryme
  • Kabllo vazhduese,
  • Material tjetër i imtë.

-Instalimi i rrjetit duhet të bëhet nëpër kanale plastike të fiksuara në mur apo dysheme,

-Kabllot e rrjetës duhet të jenë të organizuara në rack kabinet në patchpanel, të identifikuara me numër dhe të jenë të sinkronizuara priz – patchpanel.

  1. Furnizimi, instalimi, konfigurimi, montimi i kamerave dhe zhvendosja e kamerave (analoge dhe IP)
  • DVR / NVR, minimum 4 kanale,
  • Kamera –karakteristikat minimale: analoge 1000TVL HD; IP min. 2 MP HD,
  • Hard disku me kapacitet minimal 4TB,
  • Adapter 240V,
  • Kabllo koaksiale,
  • Konektor, jack per kamera,
  • Zhvendosja e kamerave,
  • Material tjetër i imtë.

-Çmimi i paisjes duhet të specifikohet sipas llojit në mënyrë që në varësi të numrit të kamerave të nevojshme të mund të përcaktohet kostoja totale.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin e ofruar.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.11.2019 deri me datën 05.12.2019 deri ne ora 15:00 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje për tonera

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me tonera per fotokopje dhe printer për vitin 2020 , fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIM ME TONERA PËR PRINTER DHE FOTOKOPJE  PËR VITIN 2020

Ofertat do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për njësi (ne çmim duhet te përfshihet edhe TVSH), dhe
  2. Të ofertohen të dy llojet origjinal dhe kompatibil
  3. Te ceket numri i faqeve qe shtyp/kopjon një toner

Kompanitë e interesuara mund te kërkojnë listën e tonereve per printer dhe fotokopje e cila është objekt i kësaj shpallje.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.11.2019 deri me datën 05.12.2019 deri ne ora 15:00  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Shpallje për brendim të zyreve

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të kontraktimit te shërbimeve te punimit te reklamave dhe dekorimit  te pjesës ballore dhe te brendshme te zyrave te saj për vitin 2020, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të punimit te reklamave ndriçuese, dekorimit te pjesës ballore te zyrave, dekorimit të brendshëm te zyrave,  dekorimi i sporteleve dhe elementeve tjera përcjellëse te zyrave te degëve te saje,  fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për çmimin e shërbimeve  për meter katror (m2) për shërbimet ,për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje në vijim:

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne xham, diapan etj,

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne sportele nga diapani etj,

-Punimi i reklamave ndriçuese një-anësore me montim ne mur,

-Punimi i reklames ndriquese njeanesore me L profil me mbajtes hekuri per montim vares.

-Punimi i reklamave për brendi te zyrave me logo / folie ne panel plastik.

-Punimi i kornizës me alumin  për vendosjen e reklamës ne mure apo xham,

-Punimi i kutive  për lëvdata dhe ankesa,

-Punimi i orarëve të punës,

-Llogo për vetura,

-Punimi i reklamës 3D, me montim

-Korniza pa ndriçim formati B2, me montim

-Korniza me ndriçim formati B2, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 1.5 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 2 m, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 3 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 4 m, me montim

Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit  deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Dizajni i logos, dukjes se brendshme dhe te jashtme te zyrave është i përcaktuar dhe mund të merret ne KRK ne bazë te kërkesës se ofertuesve te interesuar.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.11.2019 deri me datën 05.12.2019 deri ne oren 15:00, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje për servisim dhe mirëmbajtje të pajisjeve për TI

Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të zgjedhjes se kompanise per servisimin e paisjeve te teknologjise informatike per vitin 2020, fton te gjitha kompanit e interesuara te paraqesin ofertat e tyre:

 FTESE PER PARAQITJE TE OFERTAVE PER SERVISIM DHE MIREMBAJTJEN E PAISJEVE TE TEKONOLOGJISE INFORMATIKE

 Ftojmë kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, për servisimin e paisjeve te teknologjise informatike si ne vijim.

  • Serverë,
  • PC,
  • Llaptopë,
  • Monitorë,
  • Fotokopje,
  • Printer,
  • Skaner,
  • DVR,
  • Kamera,
  • Router,
  • Switch,
  • UPS,
  • dhe paisje tjera të TI-së.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 27.11.2019 deri me datën 05.12.2019 deri në orën 15:00, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Zgjatje e afatit të shpalljes për sigurim shëndetësorë

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të sigurimit të stafit , fton të gjitha kompanitë e sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre për:

 Sigurimin shëndetësore dhe aksidentit për stafin e saj (rreth 220) per vitin 2020

 Oferta duhet te permbaj informacionin si ne vijim:

-Shuma e primit (çmimit) mujor i sigurimit per një person, me TVSH të përfshirë,

-Shuma e përgjithshme e rimbursimit për një vitë të policës

-Specifikimi i shteteve për mbulimin me sigurim,

-Dëmshpërblimi për paaftësi të përhershme, si pasojë e aksidentit (paaftësia e përhershme) vlera kapitale per paaftësi te tërësishme dhe paaftësi të pjesërishme ,

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim jashtëspitalor

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim spitalor

-Shuma dhe mbulueshmëria per trajtim dentar, maternitet, trajtim psikiatrik, trajtim i te degjuarit, trajtim optik, kujdesi preventiv,

-Shpenzimet e sherbimeve te autoambulances nga vendi i aksidentit deri ne spitalin e pare

-Transporti jashte territorit te Kosoves

-Procedura e rimbursimit te shpenzimeve mjekësore, (e preferueshme qe rimbursimet te behen direkt nga siguruesi tek kryersi i shërbimit).

-Përfitimet për kompensimet ditorë në rast të paaftësisë së përkohshme, si pasojë e aksidentit (kompensimi ditor),

-Oferta poashtu duhet te saktësoj nëse për te gjithë te punësuarit ne vitin e pare te sigurimit do te aplikohen përjashtimet nga sigurimi për sëmundjet priekzistuese, kongjenitale, kronike, defektet apo deformacionet  si rezultat i sëmundjeve apo aksidenteve ekzistuese para datës se sigurimit apo ky përjashtim nuk do te aplikohet.

-Detaje tjera lidhur me kushtet e sigurimit,

Kompanitë e interesuara per ofertim duhet te paraqesin edhe:

  • Certifikaten e biznesit,
  • Licencen për operim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) për dhënien e shërbimeve të cekura më lartë,
  • Referencat nga klientët paraprak.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën Janar-Dhjetor 2020 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 10.12.2019 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.