Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

 Për rekrutim të Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën Ferizaj dhe per zevendesime ne deget Lipjan, Shtime dhe Kaçanik, me kohë të caktuar (zevendesim):

 Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 26.12.2023 deri me dt. 02.01.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=860

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Zgjatje afati e Shpalljes se pajisjeve harduerike dhe licensave-IT

Zgjatje afati e Shpalljes se pajisjeve harduerike dhe licensave-IT

Zgjatje afati e Shpalljes se pajisjeve harduerike dhe licensave-IT

Zgjatje afati e Shpalljes se pajisjeve harduerike dhe licensave-IT

Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Deçan

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim te Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Deçan, me kohë të caktuar (zevendesim)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 15.12.2023 deri me dt. 21.12.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=859

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

1.       Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë, me kohë të caktuar (zevendesim)

2.       Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Ferizaj

3.       Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) për zyren qendrore në Prishtinë

 

—————————————————————————————————————————————————–

 Analist-e Kreditor-e (Pozita 1)

Përgjegjësitë:

·         Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,

·         Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,

·         Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,

·         Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,

·         Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),

·         Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),

·         Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,

·         Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,

·         Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,

·         Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,

·         Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),

·         Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

 

—————————————————————————————————————————————————————-

 Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim  (Pozita 2)

 Përgjegjësitë:

·         Aktivitete lidhur me menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,

·         Merr pjesë në mbledhjet e komitetit të delikuencës dhe mbeshtet stafin në percaktimin e metodologjisë për  menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,

·         Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë,

·         Viziton klientët në vonesë apo menaxhon vizitat tek klientët përmes personit përgjegjës të degës,

·         Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara afati dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme kthimin e kredive,

·         Mbeshtet procesin për arketimin e kredisë përmes procedurës gjyqësore apo përmbaruesve privatë,

·         Mbështet procesin e konfiskimit dhe shitjës së kolateralit,

·         Kryen pune qe nderlidhen me kthimin e kredive aktive joperformuese dhe kontaktimi me telefon i klienteve.

·         Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universiteti në ekonomi apo juridik,

·         Minimumi nje (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,

·         Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.

·         Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,

·         Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),

·         Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),

·         Patent shofer (kategoria B)

 

——————————————————————————————————————————————————————

 Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) (Pozita 3)

 Përgjegjësitë:

·         Ben kontrollimin e fajllave kreditor ne te gjithe portfolion e  KRK-se.

·         Kontrollon teresine dhe saktesine e te gjitha dokumenteve te nevojshme ne dosjet e kredise dhe dokumentacionit tjetër duke përfshire kontrollimin e nënshkrimeve, miratimet, vlefshmerine e dokumenteve etj.

·         Ben vleresimin e bizneseve te klienteve ne baze te te dhenave te ofruara ne formularet e analizes se aplikimit per kredi.

·         Ben vizita tek huamarrsit perfundimtare ne deget e KRK-se per te verifikuar nese informacioni i paraqitur ne dosjet te kreditit mbi biznesin/karakterin e klientit korrospodon me realitetin.

·         Pergadite analiza te pavaruara dhe informata te tjera qe mund te kerkohen nga menaxhmenti.

·         Pergadite raporte permbledhese duke dhene rekomandime per korigjim (permiresim) te mangesive te gjetura.

·         Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave te rishikimit te kredive.

·         Raporton ne lidhje me shkeljet e politikave dhe procedurat nga stafi i KRK-se ne nivel dege dhe veprime e ndermarra nga drejtuesit e deges/ oficeret e kredise per te eliminuar mangesite e konstatuara.

·         Pune te tjera te nderlidhura me departamentin e rrezikut dhe kontrolles interne.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),

·         Njohuri mbi procesin e kreditimit dhe dokumentimit,

·         Përvojë paraprake në punë të ngjajshme dhe pune te nderlidhura me kredidhenie (si Analist-e Kreditor-e),

·         Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,

·         Shkathtësi të mira të komunikimit verbale dhe me shkrim, si dhe shkathtësi te përpilimit te raporteve me shkrim.

·         Të jete dinamik, te ketë fleksibilitet, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,

·         Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),

·         Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

 

——————————————————————————————————————————————————————

 

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.12.2023 deri me dt. 11.12.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Zgjatje afati-Shpallje për IT (rrjeta dhe kamera)

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit të rrjetit të TI-së , i fton kompanit e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:

 ZGJATJE AFATI PËR FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR INSTALIMIN E RRJETIT TË TI-SË NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2024

 Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të instalimi të rrjetit të TI-së në zyrat e saj fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, në zyret te saj ne Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Kacanik, Viti, Gjilan, Suharekë, Malisheve, Prizren, Rahovec, Xerxe, Deçan, Gjakove, Pejë, Istog, Kline, Vushtrri, Mitrovice, Podujeve, Drenas, Shtime, Skenderaj, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, për shërbimet si në vijim:

  1. Furnizimi dhe instalimin i rrjetës pasive (rrjeta LAN dhe rrjeta e rrymës):
  • Kanale plastike që montohen në muri / dysheme, me dimensione të ndryshme, varësisht prej nevojës,
  • Rack cabinet minimum 6U deri në 42U,
  • Patch panel min. 24 porte,
  • Patch kablla Cat 5e,
  • Priza OG rrjetë 2 porte
  • PDU RackMounted 8 Porte (Priza normale)
  • Raft per RackKabinet
  • UTP kabllo Cat 5e,
  • Konektor, jack module,
  • Priza rryme,
  • Kabllo rryme
  • Kabllo vazhduese,
  • Material tjetër qe mendoni se jane te nevojshme per zyre qe nuk jane listuar si me larte.

-Instalimi i rrjetit duhet të bëhet nëpër kanale plastike të fiksuara në mur apo dysheme,

-Kabllot e rrjetës duhet të jenë të organizuara në rack kabinet në patchpanel, të identifikuara me numër dhe të jenë të sinkronizuara priz – patchpanel.

  1. Furnizimi, instalimi, konfigurimi, montimi i kamerave dhe zhvendosja e kamerave (analoge dhe IP)
  • DVR / NVR, minimum 4 kanale, 8 kanale
  • Kamera –karakteristikat minimale: analoge 1000TVL HD; IP min. 2 MP HD, 4 MP HD, 5 MB HD
  • Hard disku me kapacitet minimal 4TB, 6TB
  • Adapter 240V,
  • Kabllo koaksiale,
  • Konektor, jack per kamera,
  • Zhvendosja e kamerave,
  • Zhvendosja e rack cabinetit brenda objektit,
  • Zhvendosja e rack cabinetit ne objektin tjeter,
  • Paisje tjera qe mendoni se jane te nevojshme per zyre qe nuk jane listuar si me larte.

-Çmimi i paisjes duhet të specifikohet sipas llojit në mënyrë që në varësi të numrit të kamerave të nevojshme të mund të përcaktohet kostoja totale.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin e ofruar.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri më datën 11.12.2023 në adresën e më poshtme:

Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Zgjatje afati-Shpallje për sigurim fizik

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të sigurimit fizik të zyrave gjatë orarit të punës per vitin 2024, fton kompanitë e interesuara të sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre per:

 ZGJATJE AFATI E SHPALLJES PER SIGURIM FIZIK I ZYRAVE ME ROJE GJATË ORARIT TË PUNËS PËR

VITIN 2024

Ftojmë  kompanitë e interesuara të sigurimit, që të paraqesin ofertat e tyre per sigurimin fizik me roje të zyrave te KRK-së gjatë orarit të punës.

Zyrat e KRK-së ndodhen në komunat si në vijim: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Xerxe, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Sigurimi fizik me roje është i dedikuar për sigurimin e zyreve të KRK-së të cilat bëjnë pranimin e pagesave lidhur me kreditë nga klientët.

-Shërbimet duhet te ofrohen për 5 dite pune te javës me nga 8 ore pune ne dite.

-Çmimet e ofertuara duhet te jenë për orë pune.

-Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do te bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në imazh, referenca dhe çmim të volitshëm.

Ofertat per sigurim duhet te paraqiten per periudhe njëvjeçare me mundesi zgjatje.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri më datën 11.12.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Zgjatje afati-Shpallje për reklama

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të kontraktimit te shërbimeve te punimit te reklamave dhe dekorimit  te pjesës ballore dhe te brendshme te zyrave te saj për vitin 2024, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

ZGJATJE AFATI E SHPALLJES PER PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së

 Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të punimit te reklamave ndriçuese, dekorimit te pjesës ballore te zyrave, dekorimit të brendshëm te zyrave,  dekorimi i sporteleve dhe elementeve tjera përcjellëse te zyrave te degëve te saje,  fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për çmimin e shërbimeve  për meter katror (m2) për shërbimet ,për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje në vijim:

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne xham, diapan etj,

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne sportele nga diapani etj,

-Punimi i reklamave ndriçuese një-anësore me montim ne mur,

-Punimi i reklamave për brendi te zyrave me logo / folie ne panel plastik.

-Punimi i kutive  për lëvdata dhe ankesa,

-Punimi i orarëve të punës,

-Llogo për vetura,

-Punimi i reklamës 3D, me montim

-Punimi i banerit 2.5x5m, me montim

-Korniza pa ndriçim formati B2, me montim

-Korniza me ndriçim formati B2, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 1.5 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 2 m, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 3 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 4 m, me montim

-Zhvendosje e Reklamës 3d

-Zhvendosje e Reklamës 3d me rimontim

-Nderrim i lledit per nje shkronje

-Nderrim i trafos brenda Prishtines

-Nderrim i trafos jashte Prishtines

-Largimi i foljeve nga xhami, cmimi per meter katror

Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit  deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

 

Dizajni i logos, dukjes se brendshme dhe te jashtme te zyrave është i përcaktuar dhe mund të merret ne KRK ne bazë te kërkesës se ofertuesve te interesuar.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri më datën 11.12.2023 në adresën e më poshtme:  Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Zgjatje afati-Shpallje për inventar

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me inventar dhe paisje për zyra për vitin 2024, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

ZGJATJE AFATI E SHPALLJES PER FURNIZIM ME INVENTAR DHE PAISJE PER ZYRA

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me inventar dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:

  • Tavolina pune me sirtar,
  • Sirtar,
  • Tavoline pune per mbledhje perafersishte dimensione180*100cm,
  • Tavolina për pritje (80*80cm), ose e rrumbullaket diametri 100 cm (apo dimenzione të ngjajshme),
  • Tavoline per fotokopje
  • Karrika lëvizëse,
  • Karrika statike
  • Orman druri dykrahësh (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
  • Orman druri trekrahësh, (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
  • Orman metalik me dy dyer, i mbyllur me qelsa
  • Rafta metalik (te hapur, pa dollapa me thellesi 32cm)
  • Kabinet file me 4 fioka me qelsa

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri më datën 11.12.2023 në adresën e më poshtme:  Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.