6. Shpallje për transmetime në TV

Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të marketingut të aktivitetit të saj per vitin 2022, shpall:

FTESË PËR  PARAQITJEN E OFERTAVE PËR TRANSMETIM TË REKLAMËS

NË TV NACIONALE DHE LOKALE

Ofertat duhet të përmbajnë pikat si më poshtë:

  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në përiudhën kohore ditore apo (day time)
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në periudhën kohore në mbrëmje apo (prime time) si dhe
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond gjatë ditëve të fundjavës (day time dhe prime time)

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit duke u bazuar në çmimin më të volishtëm dhe pasurisë së skemës progamore  etj,.

Afati i paraqitjes së ofertave duhet të bëhet deri më datë: 08.12.2021

Ofertat mund të dërgohen përmes adresës : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK-së, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë

5. Shpallje për telefoni mobile

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të kontraktimit te shërbimeve te telefonisë mobile për stafin e KRK-se,  fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per:

 SHËRBIME TE TELEFONISE MOBILE PËR STAFIN E KRK-SË

 Ftojme kompanitë qe ofrojne sherbime te telefonise mobile qe te paraqesin ofertën e tyre për shërbime te telefonise mobile per 220 pjestar te stafit të KRK-se

Oferta juaj duhet të përmbaj:

-Pakot sipas permbajtjes  (minutat brenda rrjetit, minutat me operator tjere, interneti etj).

-Çmimin mujor te seciles pako

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 26.11.2021 deri me datën 03.12.2021 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

4. Shpallje për servisim të pajisjeve të IT

Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të zgjedhjes se kompanise per servisimin e paisjeve te teknologjise informatike per vitin 2022, fton te gjitha kompanit e interesuara te paraqesin ofertat e tyre:

FTESE PER PARAQITJE TE OFERTAVE PER FURNIZIM DHE SERVISIM E PAISJEVE TE TEKONOLOGJISE INFORMATIKE

 Ftojmë kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, për servisimin e paisjeve te teknologjise informatike si ne vijim.

  • Serverë,
  • PC,
  • Llaptopë,
  • Monitorë,
  • Fotokopje,
  • Printer,
  • Skaner,
  • DVR,
  • Kamera,
  • Router,
  • Switch,
  • UPS,
  • dhe paisje tjera të TI-së.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 01.12.2021 deri me datën 10.12.2021, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

4.1 Lista e paisjeve

3. Shpallje IT rrjeta dhe kamera

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit të rrjetit të TI-së , i fton kompanit e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:

 FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR INSTALIMIN E RRJETIT TË TI-SË           NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2022

 Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të instalimi të rrjetit të TI-së në zyrat e saj fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, në zyret te saj ne Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Kacanik, Viti, Gjilan, Suharekë, Malisheve, Prizren, Rahovec, Deçan, Gjakove, Pejë, Istog, Kline, Vushtrri, Mitrovice, Podujeve, Drenas, Shtime, Skenderaj, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, për shërbimet si në vijim:

  1. Furnizimi dhe instalimin i rrjetës pasive (rrjeta LAN dhe rrjeta e rrymës):
  • Kanale plastike që montohen në muri / dysheme, me dimensione të ndryshme, varësisht prej nevojës,
  • Rack cabinet minimum 6U deri në 42U,
  • Patch panel min. 24 porte,
  • Patch kablla Cat 5e,
  • Priza OG rrjetë 2 porte
  • UTP kabllo Cat 5e,
  • Konektor, jack module,
  • Priza rryme,
  • Kabllo rryme
  • Kabllo vazhduese,
  • Material tjetër i imtë.

-Instalimi i rrjetit duhet të bëhet nëpër kanale plastike të fiksuara në mur apo dysheme,

-Kabllot e rrjetës duhet të jenë të organizuara në rack kabinet në patchpanel, të identifikuara me numër dhe të jenë të sinkronizuara priz – patchpanel.

  1. Furnizimi, instalimi, konfigurimi, montimi i kamerave dhe zhvendosja e kamerave (analoge dhe IP)
  • DVR / NVR, minimum 4 kanale,
  • Kamera –karakteristikat minimale: analoge 1000TVL HD; IP min. 2 MP HD,
  • Hard disku me kapacitet minimal 4TB,
  • Adapter 240V,
  • Kabllo koaksiale,
  • Konektor, jack per kamera,
  • Zhvendosja e kamerave,
  • Zhvendosja e rack cabinetit brenda objektit,
  • Zhvendosja e rack cabinetit ne objektin tjeter,
  • Material tjetër i imtë.

-Çmimi i paisjes duhet të specifikohet sipas llojit në mënyrë që në varësi të numrit të kamerave të nevojshme të mund të përcaktohet kostoja totale.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin e ofruar.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 01.12.2021 deri me datën 10.12.2021 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

2. Shpallje për alarm 2022

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të kontraktimit te shërbimeve te instalimit, mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes e sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit për zyrat e KRK-se,  fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per :

 SHERBIM I INSTALIMIT, MBIKQYRJES DHE MIRËMBAJTJES SË PAISJEVE TË SIGURISË (ALARM) PËR ZYRAT E KRK-SË

 Ftojme kompanit e interesuara qe te paraqesin ofertën e tyre për shërbime te instalimit, mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes se sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit për zyrat e KRK-se per vitin 2018 te cilat gjinden ne Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenicë, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Oferta juaj duhet të përmbaj:

-Llojin (marken)  e paisjes, dhe

-Çmimin mujor te shërbimit per instalimin, mbikëqyrjen, mirëmbajtjen e sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit per njesi (zyre),

Ofetuesi duhet te vizitoj zyrat e KRK-se per te paraqitur oferte reale (lista me adresa dhe kontakte mund te merret ne zyren qendrore ne Prishtine). Ofertuesi duhet te bashkangjes me oferte; certifikaten e regjistrimit te biznesit, emertimin dhe selinë, certifikaten e paisjeve te ofruara, listen e referencave.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 26.11.2021 deri me datën 03.12.2021 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

1. Shpallje për sigurim fizik 2022

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të sigurimit fizik të zyrave gjatë orarit të punës per vitin 2022, fton kompanitë e interesuara të sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre per:

 SIGURIMI FIZIK I ZYRAVE ME ROJE GJATË ORARIT TË PUNËS PËR

VITIN 2022

Ftojmë  kompanitë e interesuara të sigurimit, që të paraqesin ofertat e tyre per sigurimin fizik me roje të zyrave te KRK-së gjatë orarit të punës.

Zyrat e KRK-së ndodhen në komunat si në vijim: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Sigurimi fizik me roje është i dedikuar për sigurimin e zyreve të KRK-së të cilat bëjnë pranimin e pagesave lidhur me kreditë nga klientët.

Shërbimet duhet te ofrohen për 5 dite pune te javës me nga 8 ore pune ne dite.

Çmimet e ofertuara duhet te jenë për orë pune.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

 

Ofertat per sigurim duhet te paraqiten per periudhe njëvjeçare me mundesi zgjatje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 26.11.2021 deri me datën 03.12.2021 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Një (1) Nëpunës-e per kontabilitet për zyrën qendrore në Prishtinë, me afat te caktuar 3 muaj (zevendesim):

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim te Një (1) Nëpunës-e per kontabilitet për zyrën qendrore në Prishtinë, me afat te caktuar 3 muaj (zevendesim):

 Përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
  • Verifikon të dhënat ne dokumentet për regjistrim,
  • Nxjerre raporte nga libri kryesor i kontabilitetit,
  • Plotëson formularë dhe dokumente tjera të nevojshme financiare,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kontabilitet.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi (e preferueshme drejtimi banka, financa dhe kontabilitet),
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
  • Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave në kontabilitet,
  • Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri te gjuhës angleze (e preferueshme),

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 17.11.2021 deri me dt. 23.11.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=728

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shpallje për ofertim

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim te implementimit te masave themelore të parandalimit të infeksionit, per mbrojtjen e punëtorve, me qellim të zgjedhjes se kompanisë për dezinfektim te zyrave per periudhen e ardhshme njevjecare, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

DEZINFEKTIMI I ZYRAVE DHE VETURAVE

 Kreditimi Rural i Kosovës me qellim te implementimit te masave themelore të parandalimit të infeksionit, per mbrojtjen e punëtorve publikon këtë shpallje për dezinfektim të ambienteve të saj të punës, sipas nevojes ne baze te kerkeses se KRK-se, si dhe ne intervale kohore konform ligjit,

Kreditimi Rural i Kosovës ka 26 zyra të degëve në komunat e Kosovës siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mamushë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti,  Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq si dhe dy objekte të Zyres Qendrore në Prishtinë.

Kreditimi Rural i Kosoves ka gjithsejt 74 vetura.

Oferta duhet te përmbaj:

– Çmimin për dezinfektim për metër katror

– Çmimin për dezinfektim për veturë

– Çmimet duhet të jenë me TVSH, e po ashtu edhe shpenzimet e transportit te jene te perfshira ne çmim

Kompanitë e interesuara per ofertim duhet te paraqesin edhe:

-Certifikaten e biznesit,

-Licencen për operim për dhënien e shërbimeve të cekura më lartë,

-Referencat nga klientët paraprak.

-Të listojnë produket e perdorura për dezinfektim

-Shpejtesine e reagimit pas kerkeses (ne Prishtine dhe ne qendrat tjera).

Kontrata me ofetuesin e sukseseshem do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 17.11.2021 deri me datën 23.11.2021, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Lista e siperfaqeve te zyrave me m2

Shpallje për sigurime shëndetësore

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të sigurimit të stafit , fton të gjitha kompanitë e sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre për:

 Sigurimin shëndetësore dhe aksidentit për stafin e saj (rreth 220) per vitin 2022

 Oferta duhet te permbaj informacionin si ne vijim:

-Shuma e primit (çmimit) mujor i sigurimit per një person, me TVSH të përfshirë,

-Shuma e përgjithshme e rimbursimit për një vitë të policës

-Specifikimi i shteteve për mbulimin me sigurim,

-Dëmshpërblimi për paaftësi të përhershme, si pasojë e aksidentit (paaftësia e përhershme) vlera kapitale per paaftësi te tërësishme dhe paaftësi të pjesërishme ,

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim jashtëspitalor

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim spitalor

-Shuma dhe mbulueshmëria per trajtim dentar, maternitet, trajtim psikiatrik, trajtim i te degjuarit, trajtim optik, kujdesi preventiv,

-Shpenzimet e sherbimeve te autoambulances nga vendi i aksidentit deri ne spitalin e pare

-Transporti jashte territorit te Kosoves

-Procedura e rimbursimit te shpenzimeve mjekësore, (e preferueshme qe rimbursimet te behen direkt nga siguruesi tek kryersi i shërbimit).

-Përfitimet për kompensimet ditorë në rast të paaftësisë së përkohshme, si pasojë e aksidentit (kompensimi ditor),

-Oferta poashtu duhet te saktësoj nëse për te gjithë te punësuarit ne vitin e pare te sigurimit do te aplikohen përjashtimet nga sigurimi për sëmundjet priekzistuese, kongjenitale, kronike, defektet apo deformacionet  si rezultat i sëmundjeve apo aksidenteve ekzistuese para datës se sigurimit apo ky përjashtim nuk do te aplikohet.

-Detaje tjera lidhur me kushtet e sigurimit,

Kompanitë e interesuara per ofertim duhet te paraqesin edhe:

  • Certifikaten e biznesit,
  • Licencen për operim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) për dhënien e shërbimeve të cekura më lartë,
  • Referencat nga klientët paraprak.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën Janar-Dhjetor 2022 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 19.11.2021 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje për material reklamues

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) institucion mikrofinanciar, me qëllim të furnizimit me material reklamues per fundvit, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIM ME MATERIAL REKLAMUES

Me qëllim të furnizimit me material reklamues, KRK fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për material reklamues si në vijim:

– Notesa, madhësia B5, 300 (treqind) copë;

– Kalendar tavoline, 12 fletë, 5,000 (pesëmijë) copë;

– Lapsa kimik 8,000 (tetëmijë) copë;

– Qese të letrës, madhësia A4, 300 (treqind) copë;

– Varëse për çelësa, metal dhe lëkur, 300 (treqind) copë;

– Stikera gome ngjitës për telefona mobil, 300 (treqind) copë;

– Maska pëlhurë pambuku me llogo, 750 (shtatëqind e pesdhjetë) copë;

Në çmim duhet te përfshihet edhe TVSH.

Në çmim duhet të përfshihet edhe çmimi i shtypjes së llogos apo emrit “Kreditimi Rural i Kosovës.

Në ofertë të përfshihet liferimi në 25 degët e KRK-së si në vijim: Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Shtime,Viti dhe Vushtrri.

Ofertat do të vlerësohen në bazë të çmimit më të volitshëm për njësi në raport me kualitetin.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 10.11.2021 deri me datë  16.11.2021 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com