Shpallje për ofertim

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar, i cili me qëllim të furnizimit me lëndë djegëse (naftë/benzin), derivate tjera, antifriz dhe ujë për larje të xhamave për vitin 2021, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

 

FURNIZIM ME LËNDË DJEGËSE (naftë/benzin) DHE UJË PËR LARJE TË XHAMAVE

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim  me lëndë djegëse (naftë/benzin), derivate tjera, antifriz, uje per larjen e xhamave, dhe autolarje per  74 veturat e saj te cilat gjinden në komunat Deçan, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Mitrovicë, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Ofertat për furnizim me lende djegës/nafte për automjetet si me larte do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për litër ne raport me kualitetin (llojin) e naftës/benzinës dhe artikujve tjere te kërkuar si me larte.
  2. Garancioni për kualitet,
  3. Posedimi i pikave shitëse ne komunat e specifikuara,

Çmimet duhet të jenë për litër dhe ne çmim te përfshihet TVSH.

Ofertës t’i bashkangjitet edhe mesatarja e kalkulimit mujor për muajin e fundit.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën një vjeçare 01.03.2021 deri me 28.02.2022 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 30.01.2021 deri me datën 05.02.2021 deri ne orën 15:00, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

K O N K U R S

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Nepunës-e për administratë me kohë të caktuar (zëvendësim 9 muaj), për zyrën qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
  • Regjistrimi, zëvendësimi dhe shlyerja e kolateraleve në programin adekuat,
  • Sistemon dokumentacion të ndryshëm administrativ,
  • Punë administrative lidhur me procesin e kredidhënies,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me administratë

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme,
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
  • Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shoferin (kategoria B)

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 20.01.2021 deri me dt. 26.01.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=680

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shpallje per ofertim

Institucion mikrofinanciar,  Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:

FTESË PËR MBËSHTETJE TEKNIKE PËR DEPARTAMENTIN E TEKNOLOGJISË INFORMATIVE

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për shërbim në Teknologji Informative, për mbështetje teknike sipas nevojës, si vijon:

  • Konfigurim/ instalim në Domain Controller, Exchange, Firewall (FortiGate), Router (mikrotik), me qellim të mirëmbajtjes/ përmirësimit te infrastrukturës ekzistuese;
  • Konfigurim/ instalim për administrimin e databazave, me qellim të mirëmbajtjes/ përmirësimit te infrastrukturës ekzistuese ;
  • Konfigurim dhe mirëmbajtjen e funksionimit te Qendrës së Rimëkëmbjes (Disaster Recovery Center-DRC, Always On availability mbështetur nga Windows Server Failover Cluster), përfshirë dy testime ne vit për te vlerësuar funksionalitetin e DRC;

KRK te interesuarve për ofertim mund te ju ofroj informacione shtese lidhur me infrastrukturën ekzistuese te Teknologjisë Informative.

Në ofertë duhet të specifikohet çmimi për muaj per sherbimet si me larte. Poashtu ne oferte duhet të specifikohet afati i vënies në dispozicion të shërbimit nga momenti i paraqitjes së kërkesës nga ana e KRK-se, brenda te cilit afat kompania angazhohet të zgjidhë problemin e caktuar.

Afati i kërkesës për shërbime: një vit me mundësi vazhdimi.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e shërbimit, çmimin, referencat për shërbime te ngjashme, etj.

Ofertat mund te dërgohen nga data 13.01.2021 deri me 21.01.2021 përmes adresës:

krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

 

Nepunes/e per TI

 

 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

 Për rekrutim te Një (1) Nepunes-e ne Departamentin e Teknologjisë Informative me kohë të caktuar (zëvendësim), për zyrën qendrore në Prishtinë:

 Përgjegjësitë:

  • Servisimi i kompjuterëve dhe formatizimi i tyre, kryen të gjitha aktivitetet e instalimit dhe konfigurimit të sistemeve operative dhe harduerike në kompjuter.
  • Servisimi dhe mirëmbajtja e printereve, fotokopjeve, paisjeve tjera të TI-së dhe rrjetit te kompjutereve ne zyrat e KRK-se,

·       Mbeshtet dhe zgjidh probleme me rrjet.

·       Pune teknike si nderrimi i tonereve, ndrrimi i baterive, etj.

·       Viziton degët me qellim te mirembajtjes se rrjetit dhe paisjeve,

  • Pune te tjera qe nderlidhen me teknologji informative.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike dhe teknologji informative apo te ngjajshme (e preferueshme),

·       Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme),

  • Njohuri te mire te programeve kompjuterike MS Office, etj
  • Njohuri te gjuhes angleze (e preferueshme),
  • Shkathtesi të mira analitike dhe shkathtesi per zgjidhje te problemeve,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Te posedoj patent shoferin per kategorin B.

 Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.01.2021 deri me dt. 11.01.2021. Kandidatët e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=679

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

 

 

Analist/e kreditor

 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

1)     Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë

2)     Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Lipjan

3)     Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Deçan

4)     Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec

 Përgjegjësitë:

·       Promovimi i ofertës kreditore,

·       Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,

·       Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,

·       Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,

·       Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

·       Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),

·       Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),

·       Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,

·       Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,

·       Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,

·       Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,

·       Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),

·       Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),

·       Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.01.2021 deri me dt. 11.01.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

 

 

Arkatar/e dhe zyrtare

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

 Për rekrutim te Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim për degën në Lipjan

 Përgjegjësitë:

·       Prezanton produktet e KRK tek klientet.

·       Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.

·       Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.

·       Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.

·       Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.

·       Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.

·       Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.

·       Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

·       Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),

·       Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),

·       Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,

·       Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),

·       Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,

·       Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,

·       Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),

·       Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),

·       Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.01.2021 deri me dt. 11.01.2021. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=678

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.