Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Lipjan

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim te Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Lipjan

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 16.08.2023 deri me dt. 22.08.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=844

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shpallje për servisim të aparatave kundër zjarrit

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me aparate kunder zjarri, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për sherbime me kontrate njevjecare:

FTESË PËR OFERTË

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të furnizimit me aparate kunder zjarri sipas nevojes, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për produktet si dhe sherbimet qe nderlidhen me keto produkte si në vijim:

– aparate kunder zjarri me CO2, madhesia 5kg
– aparate kunder zjarri me pluhur, madhesia 6kg
– servisim i aparateve kunder zjarri me CO2, madhesia 5kg
– servisim i aparateve kunder zjarri me pluhur, madhesia 6kg
– mbushje e aparateve kunder zjarri me CO2, madhesia 5kg
– mbushje e aparateve kunder zjarri me pluhur, madhesia 6kg

Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Ferizaj, Gjakove, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheve, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.
Oferta duhet te permbaj cmimet per njesi per te gjitha sherbimet e listuara si me larte.
Oferta duhet te permbaj fotot e aparateve dhe karakteristikat teknike te tyre.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.
Me ofertuesin e perzgjedhur do te lidhet kontrate vjetore.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 15.08.2023 deri me datën 22.08.2023, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje për furnizim me materialin informatikë

Institucioni Mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:

FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTËS

Me anë të kësaj shpallje, ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për furnizim me materialin informatikë siç vijon:

1. Disk 4 copë për llojin e Server Dell PowerEdge R440 Server (disqet janë të konfiguruara ne RAID 5). Disqet duhet të kenë këto karakteristika 1TB SATA 6GB 7.2K, 2.5in Hot-Plug.

Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit, afati i garancionit dhe servisimi.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar, afatin e liferimit dhe servisimin.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 18.08.2023
Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim te Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushë Kosovë

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 08.08.2023 deri me dt. 14.08.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=842