Shpallje-Shërbime instalimi

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të kontraktimit te shërbimeve te instalimit, mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes e sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit për zyrat e KRK-se për vitin 2024,  fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per :

 SHERBIM I INSTALIMIT, MBIKQYRJES DHE MIRËMBAJTJES SË PAISJEVE TË SIGURISË (ALARM) PËR ZYRAT E KRK-SË

 Ftojme kompanit e interesuara qe te paraqesin ofertën e tyre për shërbime te instalimit, mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes se sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit për zyrat e KRK-se per vitin 2024 te cilat gjinden ne Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenicë, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Oferta juaj duhet të përmbaj:

-Llojin (marken)  e paisjes, dhe

-Çmimin mujor te shërbimit per instalimin, mbikëqyrjen, mirëmbajtjen e sistemeve te alarmeve kundër thyerjes, zjarrit, vëzhgimit per njesi (zyre),

Ofertuesi duhet te bashkangjes me oferte; certifikaten e regjistrimit te biznesit, emertimin dhe selinë, certifikaten e paisjeve te ofruara, listen e referencave.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçar me mundësi ripërtëritje.

Zgjedhja e ofertës do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Shpallje-Sigurim fizik për zyre

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të sigurimit fizik të zyrave gjatë orarit të punës per vitin 2024, fton kompanitë e interesuara të sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre per:

 SIGURIMI FIZIK I ZYRAVE ME ROJE GJATË ORARIT TË PUNËS PËR

VITIN 2024

Ftojmë  kompanitë e interesuara të sigurimit, që të paraqesin ofertat e tyre per sigurimin fizik me roje të zyrave te KRK-së gjatë orarit të punës.

Zyrat e KRK-së ndodhen në komunat si në vijim: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Xerxe, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Sigurimi fizik me roje është i dedikuar për sigurimin e zyreve të KRK-së të cilat bëjnë pranimin e pagesave lidhur me kreditë nga klientët.

-Shërbimet duhet te ofrohen për 5 dite pune te javës me nga 8 ore pune ne dite.

-Çmimet e ofertuara duhet te jenë për orë pune.

-Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do te bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në imazh, referenca dhe çmim të volitshëm.

Ofertat per sigurim duhet te paraqiten per periudhe njëvjeçare me mundesi zgjatje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 24.11.2023 deri me datën 01.12.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje-Sigurimi shëndetësorë

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të sigurimit të stafit , fton të gjitha kompanitë e sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre për:

 Sigurimin shëndetësore dhe aksidentit për stafin e saj (rreth 245) per vitin 2024

 Oferta duhet te permbaj informacionin si ne vijim:

-Shuma e primit (çmimit) mujor i sigurimit per një person, me TVSH të përfshirë,

-Shuma e përgjithshme e rimbursimit për një vitë të policës

-Specifikimi i shteteve për mbulimin me sigurim,

-Dëmshpërblimi për paaftësi të përhershme, si pasojë e aksidentit (paaftësia e përhershme) vlera kapitale per paaftësi te tërësishme dhe paaftësi të pjesërishme ,

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim jashtëspitalor

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim spitalor

-Shuma dhe mbulueshmëria per trajtim dentar, maternitet, trajtim psikiatrik, trajtim i te degjuarit, trajtim optik, kujdesi preventiv,

-Shpenzimet e sherbimeve te autoambulances nga vendi i aksidentit deri ne spitalin e pare

-Transporti jashte territorit te Kosoves

-Procedura e rimbursimit te shpenzimeve mjekësore, (e preferueshme qe rimbursimet te behen direkt nga siguruesi tek kryersi i shërbimit).

-Përfitimet për kompensimet ditorë në rast të paaftësisë së përkohshme, si pasojë e aksidentit (kompensimi ditor),

-Oferta poashtu duhet te saktësoj nëse për te gjithë te punësuarit ne vitin e pare te sigurimit do te aplikohen përjashtimet nga sigurimi për sëmundjet priekzistuese, kongjenitale, kronike, defektet apo deformacionet  si rezultat i sëmundjeve apo aksidenteve ekzistuese para datës se sigurimit apo ky përjashtim nuk do te aplikohet.

-Detaje tjera lidhur me kushtet e sigurimit,

Kompanitë e interesuara per ofertim duhet te paraqesin edhe:

  • Certifikaten e biznesit,
  • Licencen për operim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) për dhënien e shërbimeve të cekura më lartë,
  • Referencat nga klientët paraprak.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën Janar-Dhjetor 2024 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 01.12.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjakovë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k rishpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim te Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjakovë

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 22.11.2023 deri me dt. 28.11.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=855

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Një (1) Zyrtar-e për çështje mjedisore dhe sociale për zyren qendrore në Prishtinë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k rishpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e për çështje mjedisore dhe sociale për zyren qendrore në Prishtinë:

 Përgjegjësitë:

·         Harmonizon dokumetet, politikat dhe procedurat e institucionit me kerkesat ligjore, te rregullatoreve dhe te paleve te tjera qe nderlidhen me çeshtje mjedisore dhe sociale, te cilat direkt apo indirekt ndikojnë në afarizmin e institucionit,

·         Raporton për gjendjen mjedisore-sociale sipas kerkesave te paleve, si dhe harton raporte specifike qe nderlidhen me treguesit e mateshme per çeshtjet mjedisore dhe sociale,

·         Merr pjese ne hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjise se institucionit per çeshtjet mjedisore dhe sociale

·         Vlerëson ndikimet dhe rreziqet mjedisore dhe sociale nga aktiviteti i kredidhenies, kundrejt kërkesave të standardeve per qëndrueshmëri mjedisore dhe sociale.

·         Përmirëson bazën e te dhenave te KRK duke analizuar dhe shpërndarë praktikat më të mira dhe duke kontribuar në projektet në fushën e ndikimit mjedisor dhe social dhe ne projektet e menaxhimit të rrezikut ne kete fushe.

·         Identifikon mundësit për zhvillimin e kapaciteteve dhe mbane trajnime me qellim informimi, senzibilizimi dhe zbatimi te politikave dhe procedurave mbi çështjet mjedisore dhe sociale për stafin dhe palet tjera (psh klientet).

·         Pjesëmarrje aktive në rrjetet/grupet qe ofrojne mbeshtetje mbi temat kryesore qe nderlidhen me çeshtje mjedisore dhe sociale.

·         Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

·         Diplomë universiteti në shkenca mjedisore, shkenca sociale apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme),

·         Përvojë pune në pozitë të ngjajshme (e preferueshme),

·         Trajnime ose çertifikime të nderlidhura me pozitën, standardet ISO, etj. (e preferueshme),

·         Shkathtesi të mira në pergatitje te raporteve, vemendje ndaj hollësive dhe shkathtësi të mira analitike,

·         Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip,

·         Njohuri të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office) dhe punën me baza të të dhënave,

·         Njohuri të mira të gjuhës angleze,

·         Të posedoj patentë shofer për kategorinë B

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 13.11.2023 deri me dt. 19.11.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=854

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

SHPALLJE-FURNIZIM ME MATERIAL REKLAMUES

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) institucion mikrofinanciar, me qëllim të furnizimit me material reklamues për fundvit, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

 FURNIZIM ME MATERIAL REKLAMUES

Me qëllim të furnizimit me material reklamues, KRK fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për material reklamues si në vijim:

– Kalendar tavoline, 12 fletë, 6,000 (gjashtëmijë) copë;

– Lapsa kimik 9,000 (nëntëmijë) copë;

– Dhurata të përsonalizuara për fundvit 300 (treqind) copë

Në çmim duhet te përfshihet edhe TVSH.

Në çmim duhet të përfshihet edhe çmimi i shtypjes së llogos apo emrit “Kreditimi Rural i Kosovës.

Me ofertë të dërgohen edhe fotot e produkteve të ofertuara.

Artikulli dhuratat e personalizuara, në ofertë të listohet edhe përmbajtja e saj.

Në ofertë të përfshihet liferimi në 26  degët e KRK-së si në vijim: Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Fshati Xërxë, Skenderaj, Suharekë, Shtime,Viti dhe Vushtrri.

Ofertat do të vlerësohen në bazë të çmimit më të volitshëm për njësi në raport me kualitetin.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 07.11.2023 deri me datë 13.11.2023 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com