• Gjejrane Kuqi

    Rreth klientit (aktivitetit)

    Klientja Gjejrane Kuqi është nga komuna e Pejës, jeton me burrin, fëmijët,nipërit e mbesat e saj. Biznesi i tyre ka filluar disa vjet më parë me synimin për të zhvilluar dhe përmirësuar mirëqenien e jetesës dhe mundësinë për një të ardhme më të mirë. Mënyra më e mirë për të përmbushur këto qëllime ishte kredia, dhe klientja duke ditur që KRK – Kreditimi Rural i Kosovës, është një institucion që mbështet klientët dhe aktivitetet e tyre, ka vendosur të na drejtohet për financim.

    Sfidat dhe përfitimet

    Kredia që Gjejrane ka marrë ka pasur  ndikim pozitiv në jetën e saj, duke shtuar linja të reja produktesh (biskota të larmishme me afërsisht 6 lloje), rriti numrin e të punësuarve, gjithsej 12 punonjës, poashtu hapësirën e biznesit dhe përmirësoi kushtet e punës në përgjithësi.
    Klientja synon në të ardhmen të zgjerohet më tej në rritjen e  kapacitetit të punës, duke zhvilluar një strukturë të re dhe gjithashtu duke rritur numrin e stafit. Për realizimin e këtij projekti klientja sheh mbështetjen e pashmangshme   bashkëpunimin me KRK, si dhe është mirënjohëse për mbështetjen financiare të ofruar nga KRK.

  • Arif Bllaca

    Rreth klientit (aktivitetit)

    Klienti Arif Bllaca është nga qyteti i Prizrenit, familja e tij përbëhet nga 6 anëtarë. Klienti prodhon këpucë për veshje, këpucë tradicionale, normale për femra, etj.

    Sfidat dhe përfitimet

    Klienti ka punuar me këtë zanat për shumë vite, sëpari  filloi i vetëm dhe të gjithë punën e bëri vetë, por pasi u vizitua dhe u promovua nga analisti i kreditor i Kreditimit Rural të Kosovës (KRK), ai tregoi interesin e tij për t’u kredituar dhe për të rritur biznesin. Pasi u kreditua, klienti filloi të punësojë dy punonjës të rinj, duke rritur stafin. Klienti filloi të rrisë prodhimin e këpucëve dhe në të njëjtën kohë filloi të rrisë shitjet, ku tregu i ka pranuar ato shumë mirë dhe vazhdon të performojë shumë mirë.

Statistika

  • 0

    Numri i klientëve të shërbyer

  • 0

    Numri i klientëve aktiv

  • 0

    Portfolio aktive

  • 0

    Numri i degëve