Author: marketing
Shpallje per ofertim
Institucion mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:
FTESË PËR MBËSHTETJE TEKNIKE PËR DEPARTAMENTIN E TEKNOLOGJISË INFORMATIVE
Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për shërbim në Teknologji Informative, për mbështetje teknike sipas nevojës, si vijon:
- Konfigurim/ instalim në Domain Controller, Exchange, Firewall (FortiGate), Router (mikrotik), me qellim të mirëmbajtjes/ përmirësimit te infrastrukturës ekzistuese;
- Konfigurim/ instalim për administrimin e databazave, me qellim të mirëmbajtjes/ përmirësimit te infrastrukturës ekzistuese ;
- Konfigurim dhe mirëmbajtjen e funksionimit te Qendrës së Rimëkëmbjes (Disaster Recovery Center-DRC, Always On availability mbështetur nga Windows Server Failover Cluster), përfshirë dy testime ne vit për te vlerësuar funksionalitetin e DRC;
KRK te interesuarve për ofertim mund te ju ofroj informacione shtese lidhur me infrastrukturën ekzistuese te Teknologjisë Informative.
Në ofertë duhet të specifikohet çmimi për muaj per sherbimet si me larte. Poashtu ne oferte duhet të specifikohet afati i vënies në dispozicion të shërbimit nga momenti i paraqitjes së kërkesës nga ana e KRK-se, brenda te cilit afat kompania angazhohet të zgjidhë problemin e caktuar.
Afati i kërkesës për shërbime: një vit me mundësi vazhdimi.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e shërbimit, çmimin, referencat për shërbime te ngjashme, etj.
Ofertat mund te dërgohen nga data 13.01.2021 deri me 21.01.2021 përmes adresës:
krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.
Nepunes/e per TI
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane. Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall: K O N K U R S Për rekrutim te Një (1) Nepunes-e ne Departamentin e Teknologjisë Informative me kohë të caktuar (zëvendësim), për zyrën qendrore në Prishtinë: Përgjegjësitë:
· Mbeshtet dhe zgjidh probleme me rrjet. · Pune teknike si nderrimi i tonereve, ndrrimi i baterive, etj. · Viziton degët me qellim te mirembajtjes se rrjetit dhe paisjeve,
Kushtet e kerkuara:
· Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme),
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.01.2021 deri me dt. 11.01.2021. Kandidatët e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=679 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
|
Analist/e kreditor
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane. Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall: K O N K U R S Për rekrutim të pozitave si në vijim: 1) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë 2) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Lipjan 3) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Deçan 4) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec Përgjegjësitë: · Promovimi i ofertës kreditore, · Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit, · Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat, · Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor, · Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien. Kushtet e kërkuara: · Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme), · Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme), · Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane, · Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office, · Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit, · Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip, · Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme), · Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme), · Të posedoj patentë shofer për kategorinë B. Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.01.2021 deri me dt. 11.01.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
|
Arkatar/e dhe zyrtare
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane. Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall: K O N K U R S Për rekrutim te Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim për degën në Lipjan Përgjegjësitë: · Prezanton produktet e KRK tek klientet. · Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege. · Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara. · Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta. · Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara. · Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor. · Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor. · Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien. Kushtet e kërkuara: · Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme), · Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme), · Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave, · Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme), · Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit, · Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip, · Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme), · Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme), · Të posedoj patentë shofer për kategorinë B. Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.01.2021 deri me dt. 11.01.2021. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=678 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.
|
Njoftim për përditësim të të dhënave
Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se kemi filluar me procesin e përditësimit të informatave të klientëve. Bazuar në legjislacionin në fuqi jemi të obliguar të bëjmë përditësimin e informatave të klientëve në mënyrë periodike.
Kreditimi Rural i Kosovës ju bënë ftesë klientëve që ju është dërguar SMS, të vizitojnë degën më të afërt për t’u informuar rreth përditësimit të informatave dhe dokumentet e nevojshme që nevojiten për të përditësuar/ konfirmuar informatat.
Dokumentet te cilat nevojiten për përditësim/ konfirmim të informatave janë:
- Letërnjoftimi apo pasaporta valide nga Republika e Kosovës;
- Dokument për verifikim të adresës (faturë e rrymës, ujit ose dokument tjetër që përmban adresën tuaj të banimit). Fatura duhet të jetë jo me e vjetër se 6 muaj.
Afati për përditësim të informatave nga klientët është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike pas këtij njoftimi.
Ju faleminderit për bashkëpunim.
Kreditimi Rural i Kosovës
Shpallje per servisim te pajisjeve te IT
Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të zgjedhjes se kompanise per servisimin e paisjeve te teknologjise informatike per vitin 2021, fton te gjitha kompanit e interesuara te paraqesin ofertat e tyre:
FTESE PER PARAQITJE TE OFERTAVE PER SERVISIM DHE MIREMBAJTJEN E PAISJEVE TE TEKONOLOGJISE INFORMATIKE
Ftojmë kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, për servisimin e paisjeve te teknologjise informatike si ne vijim.
- PC,
- Llaptopë,
- Monitorë,
- Fotokopje,
- Printer,
- Skaner,
- DVR,
- Kamera,
- Router,
- Switch,
- UPS,
- dhe paisje tjera të TI-së.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.
Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 11.12.2020 deri me datën 18.12.2020, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Shpallje per furnizim me tonera
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me tonera per fotokopje dhe printer për vitin 2021 , fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:
FURNIZIM ME TONERA PËR PRINTER DHE FOTOKOPJE PËR VITIN 2021
Ofertat do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:
- Çmimi me i volitshëm për njësi (ne çmim duhet te përfshihet edhe TVSH), dhe
- Të ofertohen të dy llojet origjinal dhe kompatibil
- Te ceket numri i faqeve qe shtyp/kopjon një toner
Kompanitë e interesuara mund te kërkojnë listën e tonereve per printer dhe fotokopje e cila është objekt i kësaj shpallje.
Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.
Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 11.12.2020 deri me datën 18.12.2020 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Shpallje IT rrjeta dhe kamera
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit të rrjetit të TI-së , i fton kompanit e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:
FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR INSTALIMIN E RRJETIT TË TI-SË
NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2021
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të instalimi të rrjetit të TI-së në zyrat e saj fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, në zyret te saj ne Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Kacanik, Viti, Gjilan, Suharekë, Malisheve, Prizren, Rahovec, Deçan, Gjakove, Pejë, Istog, Kline, Vushtrri, Mitrovice, Podujeve, Drenas, Shtime, Skenderaj, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, për shërbimet si në vijim:
- Furnizimi dhe instalimin i rrjetës pasive (rrjeta LAN dhe rrjeta e rrymës):
- Kanale plastike që montohen në muri / dysheme, me dimensione të ndryshme, varësisht prej nevojës,
- Rack cabinet minimum 6U deri në 42U,
- Patch panel min. 24 porte,
- Patch kablla Cat 5e,
- Priza OG rrjetë 2 porte
- UTP kabllo Cat 5e,
- Konektor, jack module,
- Priza rryme,
- Kabllo rryme,
- Kabllo vazhduese,
- Mbështjellës i kabllove (spirale),
- Material tjetër i imtë.
-Instalimi i rrjetit duhet të bëhet nëpër kanale plastike të fiksuara në mur apo dysheme,
-Kabllot e rrjetës duhet të jenë të organizuara në rack kabinet në patchpanel, të identifikuara me numër dhe të jenë të sinkronizuara priz – patchpanel.
- Furnizimi, instalimi, konfigurimi, montimi i kamerave dhe zhvendosja e kamerave (analoge dhe IP)
- DVR / NVR, minimum 4 kanale,
- Kamera –karakteristikat minimale: analoge 1000TVL HD; IP min. 2 MP HD,
- Hard disku me kapacitet minimal 4TB,
- Adapter 240V,
- Kabllo koaksiale,
- Konektor, jack per kamera,
- Zhvendosja e kamerave,
- Material tjetër i imtë.
-Çmimi i paisjes duhet të specifikohet sipas llojit në mënyrë që në varësi të numrit të kamerave të nevojshme të mund të përcaktohet kostoja totale.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin e ofruar.
Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 11.12.2020 deri me datën 18.12.2020 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Shpallje per furnizim me material zyrtar
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me material harxhues zyrtar për vitin 2021 , fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:
FURNIZIM ME MATERIAL HARXHUES ZYRTAR
Ofertat do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:
- Çmimi me i volitshëm për njësi (ne çmim duhet te përfshihet edhe TVSH), dhe
- Kualiteti i materialit te ofertuar,
Kompanitë e interesuara duhet te paraqesin listën e materialit harxhues qe ofertojnë dhe çmimin për njësi.
Kompanitë e interesuara mund te kërkojnë listën bazike te llojeve te materialit harxhues i cili është objekt i kësaj shpallje.
Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.
Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 11.12.2020 deri me datën 18.12.2020 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.
Shpallje per servisim dhe mirembajtje te veturave
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të zgjedhjes se kompanisë për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve per vitin 2021, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
SERVISIMI DHE MIRËMBAJTJA E E AUTOMJETEVE
Kreditimi Rural i Kosoves ka gjithsejt 75 vetura, prej tyre 56 vetura te markës Wolkswagen (Golf dhe Polo) 1 veture te markes Opel dhe 7 Seat Ibiza, 4 Skoda Octavia 2017-2019 dhe 7 Toyota Auris
Veturat jane te bazuara ne komunat e Kosovës siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakove, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheve, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareke, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.
Numri i veturave mund të ndryshoj gjatë vitit.
Ofertat per servisim dhe mirëmbajtje te automjeteve do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:
- Çmimi me i volitshëm i pjeseve rezerve dhe sherbimeve (çmimet duhet të jenë për njësi dhe ne çmim te përfshihet TVSH),
- Prejardhja e pjeseve rezerve,
- Eksperiences se ofertuesit ne punët e servisimit dhe mirmajtjes,
- Garancioni për pjeset rezerve dhe shërbimet e ofruara,
- Disponimi i aparaturës kompjuterike për diagnostifikim të defekteve të automjeteve.
6.Posedimi i serviseve ne komunat apo afërsi te komunave ku jane te bazuara veturat e KRK-se.
Ofertuesit duhet te paraqesin listen e çmimeve te sherbimeve te zakonshme per servisim te rregullte, mirëmbajtje duke perfshire punen dhe pjeset rezerve.
Kontrata me ofetuesin e sukseseshem do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.
Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 11.12.2020 deri me datën 18.12.2020, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.