Shpallje per reklama (brendim)

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të kontraktimit te shërbimeve te punimit te reklamave dhe dekorimit  te pjesës ballore dhe te brendshme te zyrave te saj për vitin 2021, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të punimit te reklamave ndriçuese, dekorimit te pjesës ballore te zyrave, dekorimit të brendshëm te zyrave,  dekorimi i sporteleve dhe elementeve tjera përcjellëse te zyrave te degëve te saje,  fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për çmimin e shërbimeve  për meter katror (m2) për shërbimet ,për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje në vijim:

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve (rrjete, akull dhe me ngjyra) ne xham, diapan etj,

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne sportele nga diapani etj,

-Punimi i reklamave ndriçuese një-anësore me montim ne mur,

-Punimi i reklames ndriquese njeanesore me L profil me mbajtes hekuri per montim vares.

-Punimi i reklamave për brendi te zyrave me logo / folie ne panel plastik.

-Punimi i kornizës me alumin  për vendosjen e reklamës ne mure apo xham,

-Punimi i kutive  për lëvdata dhe ankesa,

-Punimi i orarëve të punës,

-Llogo për vetura,

-Punimi i reklamës 3D, me montim

-Korniza pa ndriçim formati B2, me montim

-Korniza me ndriçim formati B2, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 1.5 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 2 m, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 3 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 4 m, me montim

Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit  deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

 

Dizajni i logos, dukjes se brendshme dhe te jashtme te zyrave është i përcaktuar dhe mund të merret ne KRK ne bazë te kërkesës se ofertuesve te interesuar.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 11.12.2020 deri me datën 18.12.2020, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Shpallje per transmetime ne TV

Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të marketingut të aktivitetit të saj per vitin 2021, shpall:

FTESË PËR  PARAQITJEN E OFERTAVE PËR TRANSMETIM TË REKLAMËS

NË TV NACIONALE DHE LOKALE

Ofertat duhet të përmbajnë pikat si më poshtë:

  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në përiudhën kohore ditore apo (day time)
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond në periudhën kohore në mbrëmje apo (prime time) si dhe
  • Orarin e transmetimeve dhe çmimet për sekond gjatë ditëve të fundjavës (day time dhe prime time)

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit duke u bazuar në çmimin më të volishtëm dhe pasurisë së skemës progamore  etj,.

Afati i paraqitjes së ofertave duhet të bëhet deri më datë: 18.12.2020

Ofertat mund të dërgohen përmes adresës : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK-së, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Kaçanik

 Përgjegjësitë :

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 23.11.2020 deri me dt. 29.11.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=673

 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shpallje per material reklamues te fundvitit

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) institucion mikrofinanciar, me qëllim të furnizimit me material reklamues per fundvit, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIM ME MATERIAL REKLAMUES

Me qëllim të furnizimit me material reklamues, KRK fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për material reklamues si në vijim:

– Notesa, madhësia B5, 300 (treqind) copë;

– Kalendar tavoline, me 6 ose 12 fletë, 3,000 (tremijë) copë;

– Lapsa kimik 8,000 (tetëmijë) copë;

– Qese të letrës, madhësia A4, 300 (treqind) copë;

– Varëse për çelësa, 300 (treqind) copë;

– Stikera për telefona mobil, 300 (treqind) copë;

Në çmim duhet te përfshihet edhe TVSH.

Në çmim duhet të përfshihet edhe çmimi i shtypjes së llogos apo emrit “Kreditimi Rural i Kosovës.

Në ofertë të përfshihet liferimi në 25 degët e KRK-së si në vijim: Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Shtime,Viti dhe Vushtrri.

Ofertat do të vlerësohen në bazë të çmimit më të volitshëm për njësi në raport me kualitetin.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 18.11.2020 deri me datë  26.11.2020 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com

Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

 Për rekrutim të Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim për degën në Kamenicë,

 Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 16.11.2020 deri me dt. 22.11.2020. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=672

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.

ZGJATJE AFATI E FTESËS PËR OFERTË PËR TESTIMIN E MODELIT SNRF 9

Institucioni mikrofinanciar,  Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:

ZGJATJE AFATI E FTESËS PËR OFERTË PËR TESTIMIN E MODELIT SNRF 9

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara audituese që të paraqesin ofertën për shërbimet si në vijim:

  • Tesimi i  pajtushmerisë së modelit SNRF 9 me kërkesën e Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare të Bazelit.

KRK te interesuarve për ofertim mund te ju siguroj  informacione me te detajuara lidhur me kërkesen për testimin e modelit SNRF 9 sipas kërkesës së Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare të Bazelit .

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e sherbimit, çmimin etj.

Zgjatja e afatit te paraqitjes së ofertave behet deri me deri me 20.11.2020.

Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Shpallje për shërbime

Institucioni mikrofinanciar,  Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:

FTESË PËR OFERTË PËR TESTIMIN E MODELIT SNRF 9

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara audituese që të paraqesin ofertën për shërbimet si në vijim:

  • Testimi i  pajtushmerisë së modelit SNRF 9 me kërkesën e Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare të Bazelit.

KRK te interesuarve për ofertim mund te ju siguroj  informacione me te detajuara lidhur me kërkesen për testimin e modelit SNRF 9 sipas kërkesës së Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare të Bazelit .

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e sherbimit, çmimin etj.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 06.11.2020.

Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Shtime

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Shtime

 Përgjegjësitë :

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 21.10.2020 deri me dt. 27.10.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=671

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shpallje-Gjenerator

Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të  blerjes së një gjeneratori,  publikon ketë:

F T E S Ë   P Ë R   O F E R T Ë

Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

  • Një (1) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, automatik, monofazor, me kapacitet 10 KVA, për degën e KRK-së në Drenas

Në ofertë duhet të specifikohet: montimi/kyqja, afati i liferimit , afati i garancionit, prodhuesi dhe servisimi.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të behet duke u bazuar në kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati i paraqitjes së ofertave është nga data 16.10.2020  deri me 23.10.2020.

Ofertat mund te dërgohen në e-mail adresën  krk_imf@krk-ks.com apo adresën Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit të policisë nr.2), Prishtinë.

Shpallje-Goma

Kreditimi Rural i Kosovës LLC, me qellim furnizimi me goma dimri (M + S) për vetura, publikon këtë:

S  H  P  A  L  L  J  E

Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me goma dimëri ( M + S) për vetura te udhëtarëve me karakteristika dhe sasi siç vijon:

DIMENSIONI I GOMAVESASIA NË COPË
Goma 165/70 R-1412
Goma 175/70 R-1424
Goma 175/75 R-142
Goma 185/65 R-1512
Goma 195/65 R-158
Goma 205/55 R-168

Gomat e ofertuara duhet ta jene prodhim i vitit 2020, dhe montimi të jetë i perfshirë në çmim.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin,  çmimin, montimin dhe garancionin e ofruar.

Afati i paraqitjes se ofertave nga data 16.10.2020 deri me datën 23.10.2020.

Kompanitë e interesuar mund t’i dërgojnë ofertat e tyre ne email adresën : krk_imf@krk-ks.com  apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtine.