Ftesë për ofertë: furnizim me inventar dhe pajisje për zyra

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me inventar dhe paisje për zyra për vitin 2025, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIMI ME INVENTAR DHE PAISJE PER ZYRA

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me inventar dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:

  • Tavolina pune me sirtar,
  • Sirtar,
  • Tavoline pune per mbledhje perafersishte dimensione180*100cm,
  • Tavolina për pritje (80*80cm), ose e rrumbullaket diametri 100 cm (apo dimenzione të ngjajshme),
  • Tavoline per fotokopje
  • Karrika lëvizëse,
  • Karrika statike
  • Orman druri dykrahësh (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
  • Orman druri trekrahësh, (me xhama dhe dollapa te mbyllur)
  • Orman metalik me dy dyer, i mbyllur me qelsa
  • Rafta metalik (te hapur, pa dollapa me thellesi 32cm)
  • Kabinet file me 4 fioka me qelsa

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Ftesë për ofertë: punimi dhe riparimi i sporteleve të zyrave

Kreditimi Rural i Kosoves (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të punimit te sporteleve dhe dekorimit te pjesës së brendshme të zyrave të saj per vitin 2025, fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për;

VAZHDIM I AFATIT TË SHPALLJES PËR PUNIMIN DHE RIPARIMIN E SPORTELEVE TË  ZYRAVE

 Ftojmë kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per punimin dhe riparimin e sporteleve dhe dekorimin e pjeses se brendshme ballore për zyrat e KRK-së, për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje.

Oferta duhet të përmbaj  çmimin per meter katror apo gjatesi per punet siç vijon:

-punimin e sporteleve dhe tavolinës me sirtar për arkëtar,

-punimi i dekorimit ne pjesen e mbrendeshme ballore ne vazhdim te sportelit (imitim) pa tavolinë pune (paravan),

-punimi i tavolinës së punës së sportelit me sirtar (cmimi per meter),

-tavoline pune (cmimi per meter),

-punimi i sirtarit per tavoline

-punimin e dollapave per sistemin te follderave

-punimi i vitrinave per dokumentacion me dy dyer (gjysma me dyer xhami)

-punimi i vitrinave per dokumentacion me tri dyer (gjysma me dyer xhami)

-punimin e derës lëvizëse pranë sportelit;

-riparimi i sportelit dhe tavolines me sirtar dhe ndrrimi i xhamave

-zhvendosjen e sportelit;

-bartjen e sportelit;

Materiali i preferuar: diapan, iveric, imitim druri te kombinuara me xham.

Referencë  për dizajnin dhe materialin për punimin e sporteleve eshte dizajni aktual i sporteleve te zyrave te KRK-se.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zyrate KRK  ne te cilat do te punohen sportelet, janë si vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë (dy lokacione zyra qendrore dhe zyra e degës), Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gracanice.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 05.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com

Ftesë për ofertë: servisim dhe mirëmbatje të veturave

Shpallje per mirembajtje dhe servisim te veturave

LISTA E SERVISIMEVE 2025

Ftesë për ofertë: servisim të pajisjeve të TI

Shpallje per servisim te paisjeve te IT

Lista e paisjeve

Ftesë për ofertë: instalimi i rrjetit të TI-së në zyrat e KRK-së

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit të rrjetit të TI-së, i fton kompanit e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:

 VAZHDIM I AFATIT TË FTESËS PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR INSTALIMIN E RRJETIT TË TI-SË NË ZYRAT E KRK-SË PËR VITIN 2025

 Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me qëllim të instalimi të rrjetit të TI-së në zyrat e saj fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, në zyret te saj ne Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Kacanik, Viti, Gjilan, Suharekë, Malisheve, Prizren, Rahovec, Xerxe, Deçan, Gjakove, Pejë, Istog, Kline, Vushtrri, Mitrovice, Podujeve, Drenas, Shtime, Skenderaj, Dragash, Kamenicë, Obiliq, Gracanice dhe Fushë Kosovë, për shërbimet si në vijim:

  1. Furnizimi dhe instalimin i rrjetës pasive (rrjeta LAN dhe rrjeta e rrymës):
  • Kanale plastike që montohen në muri / dysheme, me dimensione të ndryshme, varësisht prej nevojës,
  • Rack cabinet minimum 6U deri në 42U,
  • Patch panel min. 24 porte,
  • Patch kablla Cat 5e,
  • Priza OG rrjetë 2 porte
  • PDU RackMounted 8 Porte (Priza normale)
  • Raft per RackKabinet
  • UTP kabllo Cat 5e,
  • Konektor, jack module,
  • Priza rryme,
  • Kabllo rryme
  • Kabllo vazhduese,
  • Material tjetër qe mendoni se jane te nevojshme per zyre qe nuk jane listuar si me larte.

-Instalimi i rrjetit duhet të bëhet nëpër kanale plastike të fiksuara në mur apo dysheme,

-Kabllot e rrjetës duhet të jenë të organizuara në rack kabinet në patchpanel, të identifikuara me numër dhe të jenë të sinkronizuara priz – patchpanel.

  1. Furnizimi, instalimi, konfigurimi, montimi i kamerave dhe zhvendosja e kamerave (analoge dhe IP)
  • DVR / NVR, minimum 4 kanale, 8 kanale
  • Kamera –karakteristikat minimale: analoge 1000TVL HD; IP min. 2 MP HD, 4 MP HD, 5 MB HD
  • Hard disku me kapacitet minimal 4TB, 6TB
  • Adapter 240V,
  • Kabllo koaksiale,
  • Konektor, jack per kamera,
  • Zhvendosja e kamerave,
  • Zhvendosja e rack cabinetit brenda objektit,
  • Zhvendosja e rack cabinetit ne objektin tjeter,
  • Paisje tjera qe mendoni se jane te nevojshme per zyre qe nuk jane listuar si me larte.

-Çmimi i paisjes duhet të specifikohet sipas llojit në mënyrë që në varësi të numrit të kamerave të nevojshme të mund të përcaktohet kostoja totale.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhet duke u bazuar në kualitetin, çmimin e ofruar.

Afati për paraqitjen e ofertave zgjatet deri me datën 05.12.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

Ftesë për ofertë: furnizim me tonera

Shpallje per furnizim me tonera 2025

Lista e tonereve 2025

Ftesë për ofertë: sigurim fizik

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të sigurimit fizik të zyrave gjatë orarit të punës per vitin 2025, fton kompanitë e interesuara të sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre per:

 SIGURIMI FIZIK I ZYRAVE ME ROJE GJATË ORARIT TË PUNËS PËR

VITIN 2025

Ftojmë  kompanitë e interesuara të sigurimit, që të paraqesin ofertat e tyre per sigurimin fizik me roje të zyrave te KRK-së gjatë orarit të punës.

Zyrat e KRK-së ndodhen në komunat si në vijim: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Xerxe, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Dragash, Kamenice, Fushë Kosovë, Gracanice dhe Obiliq.

Sigurimi fizik me roje është i dedikuar për sigurimin e zyreve të KRK-së të cilat bëjnë pranimin e pagesave lidhur me kreditë nga klientët.

-Shërbimet duhet te ofrohen për 5 dite pune te javës me nga 8 ore pune ne dite.

-Çmimet e ofertuara duhet te jenë për orë pune.

-Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do te bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në imazh, referenca dhe çmim të volitshëm.

Ofertat per sigurim duhet te paraqiten per periudhe njëvjeçare me mundesi zgjatje.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

Ftesë për ofertë: shërbime të telefonisë

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar i cili me qellim të kontraktimit te shërbimeve te telefonisë mobile për stafin e KRK-se,  fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre per:

 SHËRBIME TE TELEFONISE MOBILE PËR STAFIN E KRK-SË

 Ftojme kompanitë qe ofrojne sherbime te telefonise mobile qe te paraqesin ofertën e tyre për shërbime te telefonise mobile per rreth 240 numra  te stafit dhe të KRK-së

Oferta juaj duhet të përmbaj:

-Pakot sipas permbajtjes  (minutat dhe sms brenda rrjetit, minutat dhe sms me operator tjere, interneti etj).

-Çmimin mujor te seciles pako

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçar me mundësi ripërtëritje.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualitet/çmim.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D, pn / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

 

Ftesë për ofertë: sigurim shëndetësorë

FTESË PËR OFERTË

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të sigurimit të stafit , fton të gjitha kompanitë e sigurimit që të paraqesin ofertat e tyre për:

 Sigurimin shëndetësore dhe aksidentit për stafin e saj (rreth 280) per vitin 2025

 Oferta duhet te permbaj informacionin si ne vijim:

-Shuma e primit (çmimit) mujor i sigurimit per një person, me TVSH të përfshirë,

-Shuma e përgjithshme e rimbursimit për një vitë të policës

-Specifikimi i shteteve për mbulimin me sigurim,

-Dëmshpërblimi për paaftësi të përhershme, si pasojë e aksidentit (paaftësia e përhershme) vlera kapitale per paaftësi te tërësishme dhe paaftësi të pjesërishme ,

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim jashtëspitalor

-Shuma/përqindja e kompenzimit për trajtim spitalor

-Shuma dhe mbulueshmëria per trajtim dentar, maternitet, trajtim psikiatrik, trajtim i te degjuarit, trajtim optik, kujdesi preventiv,

-Shpenzimet e sherbimeve te autoambulances nga vendi i aksidentit deri ne spitalin e pare

-Transporti jashte territorit te Kosoves

-Procedura e rimbursimit te shpenzimeve mjekësore, (e preferueshme qe rimbursimet te behen direkt nga siguruesi tek kryersi i shërbimit).

-Përfitimet për kompensimet ditorë në rast të paaftësisë së përkohshme, si pasojë e aksidentit (kompensimi ditor),

-Oferta poashtu duhet te saktësoj nëse për te gjithë te punësuarit ne vitin e pare te sigurimit do te aplikohen përjashtimet nga sigurimi për sëmundjet priekzistuese, kongjenitale, kronike, defektet apo deformacionet  si rezultat i sëmundjeve apo aksidenteve ekzistuese para datës se sigurimit apo ky përjashtim nuk do te aplikohet.

-Detaje tjera lidhur me kushtet e sigurimit,

Kompanitë e interesuara per ofertim duhet te paraqesin edhe:

  • Certifikaten e biznesit,
  • Licencen për operim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) për dhënien e shërbimeve të cekura më lartë,
  • Referencat nga klientët paraprak.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën Janar-Dhjetor 2025 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është deri me datën 26.11.2024 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Objekti D / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.