Statistika
- 0
Numri i klientëve të shërbyer
- 0
Numri i klientëve aktiv
- 0 €
Portfolio aktive
- 0
Numri i degëve
Rreth klientit (aktivitetit)
Klienti Fadil Mazreku është nga komuna e Mamushës, është një fermer punëtor i cili këtë vit ka rritur të mbjellat e tij duke punuar më shume se 4 hektar tokë.
Fadili merret me bujqësi, duke kultivuar domate, spinaq, tranguj, shalqin, grurë etj.
KRK i ka ndihmuar Fadilit që në vazhdimësi të rrisë të mbjellat e tij dhe tani ka në pronësi edhe nje serrë, e cila i’a mbulon rreth 50 ari dhe e cila i ka ndihmuar të rrisë rendimentet e tij dhe të ketë prodhime më të hershme.
Sfidat dhe përfitimet
Me anë të kredisë të cilën klienti e ka marrë në KRK, ka arritur që të rrisë prodhimet e tij në treg, duke qenë më konkurrues në çmime dhe cilësi. Gjatë kësaj periudhe ka rritur edhe numrin e punëtorëve ne biznesin e tij.
Fadili planifikon që në të ardhmen me anë te kredisë të rritet edhe më shumë dhe të investojë në mjete me moderne të punës. KRK do të jetë përkrah Fadilit dhe të gjithë fermerëve në zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Rreth klientit (aktivitetit)
Klientja Gjejrane Kuqi është nga komuna e Pejës, jeton me burrin, fëmijët,nipërit e mbesat e saj. Biznesi i tyre ka filluar disa vjet më parë me synimin për të zhvilluar dhe përmirësuar mirëqenien e jetesës dhe mundësinë për një të ardhme më të mirë. Mënyra më e mirë për të përmbushur këto qëllime ishte kredia, dhe klientja duke ditur që KRK – Kreditimi Rural i Kosovës, është një institucion që mbështet klientët dhe aktivitetet e tyre, ka vendosur të na drejtohet për financim.
Sfidat dhe përfitimet
Kredia që Gjejrane ka marrë ka pasur ndikim pozitiv në jetën e saj, duke shtuar linja të reja produktesh (biskota të larmishme me afërsisht 6 lloje), rriti numrin e të punësuarve, gjithsej 12 punonjës, poashtu hapësirën e biznesit dhe përmirësoi kushtet e punës në përgjithësi.
Klientja synon në të ardhmen të zgjerohet më tej në rritjen e kapacitetit të punës, duke zhvilluar një strukturë të re dhe gjithashtu duke rritur numrin e stafit. Për realizimin e këtij projekti klientja sheh mbështetjen e pashmangshme bashkëpunimin me KRK, si dhe është mirënjohëse për mbështetjen financiare të ofruar nga KRK.
Rreth klientit (aktivitetit)
Klienti Arif Bllaca është nga qyteti i Prizrenit, familja e tij përbëhet nga 6 anëtarë. Klienti prodhon këpucë për veshje, këpucë tradicionale, normale për femra, etj.
Sfidat dhe përfitimet
Klienti ka punuar me këtë zanat për shumë vite, sëpari filloi i vetëm dhe të gjithë punën e bëri vetë, por pasi u vizitua dhe u promovua nga analisti i kreditor i Kreditimit Rural të Kosovës (KRK), ai tregoi interesin e tij për t’u kredituar dhe për të rritur biznesin. Pasi u kreditua, klienti filloi të punësojë dy punonjës të rinj, duke rritur stafin. Klienti filloi të rrisë prodhimin e këpucëve dhe në të njëjtën kohë filloi të rrisë shitjet, ku tregu i ka pranuar ato shumë mirë dhe vazhdon të performojë shumë mirë.
Numri i klientëve të shërbyer
Numri i klientëve aktiv
Portfolio aktive
Numri i degëve