FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR KONTROLLIN E QASJES NË OBJEKT DHE MENAXHIMIN E ORARIT TE PUNËS

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të instalimit te kontrollit te qasjes ne objekt dhe menaxhimin e orarit të punës, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR KONTROLLIN E QASJES NË OBJEKT DHE MENAXHIMIN E ORARIT TE PUNËS

Ftojmë kompanitë që të paraqesin ofertat e tyre për ‘Kontrollin e qasjes në objekt dhe menaxhimin e orarit të punës” për objektin e Zyres Qëndrore në Prishtinë.

Të ofertohet për paisje me kapacitet deri 50 persona, dhe deri 100 persona.

Në ofertë të prezantohen mënyrat e qasjes, me kartelë, gjurmë gishtash apo pin.

Kompanitë mund të kerkojnë informatat  e nevojshme për pergaditjen e ofertës në email adresën krk_imf@krk-ks.com.

Afati i paraqitjes së ofertave është deri me dt.07.02.2020.

Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në email adresën krk_imf@krk-ks.com, apo direkt në zyrën e KRK, Rruga: Behije Dashi, Nr.4, Prishtinë

FURNIZIM ME LËNDË DJEGËSE (naftë/benzin) DHE UJË PËR LARJE TË XHAMAVE

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte insititucion mikrofinanciar, i cili me qëllim të furnizimit me lëndë djegëse (naftë/benzin), derivate tjera, antifriz dhe ujë për larje të xhamave për vitin 2020, fton kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIM ME LËNDË DJEGËSE (naftë/benzin) DHE UJË PËR LARJE TË XHAMAVE

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim  me lëndë djegëse (naftë/benzin), derivate tjera, antifriz, uje per larjen e xhamave, dhe autolarje per  74 veturat e saj te cilat gjinden në komunat Deçan, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Mitrovicë, Dragash, Kamenicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Ofertat për furnizim me lende djegës/nafte për automjetet si me larte do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për litër ne raport me kualitetin (llojin) e naftës/benzinës dhe artikujve tjere te kërkuar si me larte.
  2. Garancioni për kualitet,
  3. Posedimi i pikave shitëse ne komunat e specifikuara,

Çmimet duhet të jenë për litër dhe ne çmim te përfshihet TVSH.

Ofertës t’i bashkangjitet edhe mesatarja e kalkulimit mujor për muajin e fundit.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet për periudhën një vjeçare 01.03.2020 deri me 28.02.2021 me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 31.01.2020 deri me datën 07.02.2020 deri ne orën 15:00, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.4 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

 

 

Analist-e Kreditor-e për degën në Istog

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Istog

 Përgjegjësitë :

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 29.01.2020 deri me dt. 04.02.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun:  http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=642

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

FTESË PËR PARAQITJEN E  OFERTËS

Institucion Mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:

FTESË PËR PARAQITJEN E  OFERTËS

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për furnizim me materialin informatikë siç vijon:

  1. Kompjuter desktop, 37 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i5 (minimum Gen 8) 4M Cache / RAM 8 GB / HDD 500 GB / DVD-RW, tastierë (english) dhe mouse. Në rast se kompania posedon kompjuterë me karakteristika te ndryshme është e preferueshme që të bëhet ofertë e veçantë për secilin lloj të kompjuterëve (i5, i7..etj). Kompjuterët duhet të jenë Brand Name;
  2. Kompjuter desktop, 4 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i7 (minimum Gen 8) 6M Cache / RAM 16 GB / SSD 512 GB + HDD 500 GB / DVD-RW, tastierë (english) dhe mouse. Kompjuterët duhet të jenë Brand Name;
  3. Monitor, 25 copë, me karakteristika minimale 19”, wide screen;
  4. Llaptop, 4 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i5 (minimum Gen 7) 4M Cache / RAM 8 GB / HDD 500 GB / DVD-RW, tastierë (english). Në rast se kompania posedon llaptop me karakteristika te ndryshme është e preferueshme që të bëhet ofertë e veçantë për secilin lloj (i5, i7..etj);
  5. Licensa për Operating System Windows 10 Pro, 45 copë;
  6. Makina fotokopjuese (skaner/printer/fotokopje), 7 copë, karakteristikat minimale: A4, 20 ppm, kopjim/ printim duplex, ADF (modele që kanë madhësi dhe karakteristika të ngjashme me Canon MF411dw ose MF421dw);
  7. Printer all in one (skaner/printer/fotokopje), 10 copë – karakteristikat minimale: A4, 18 ppm.;
  8. Printer, 1 copë – me karakteristikat minimale: A4, 18 ppm, printim duplex.;
  9. Switch, 1 copë – me karakteristika minimale: 48 Port, Gigabit Ethernet, Rackmount, Managed Switch;
  10. Invertor, 2 copë ( Tripp lite / APSX 1250W apo te ngjashëm);
  1. Bateri, 8 copë me karakteristikat minimale: 12V / 200 Ah; 
  2. Skaner, 1 copë, A4;
  3. UPS, 30 copë;
  4. External HDD, 3 copë, 4 TB, USB 3.0.

Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit, afati i garancionit dhe servisimi.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 06.02.2020.

Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.4 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

NJOFTIM

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se kemi filluar me procesin e përditësimit të informatave të klientëve. Bazuar në legjislacionin në fuqi jemi të obliguar të bëjmë përditësimin e informatave të klientëve në mënyrë periodike.

Kreditimi Rural i Kosovës ju bënë ftesë të gjithë klientëve të vizitojnë degën më të afërt për t’u informuar rreth përditësimit të informatave dhe dokumentet e nevojshme që nevojiten për të përditësuar/ konfirmuar informatat.

Dokumentet te cilat nevojiten për përditësim/ konfirmim të informatave janë:

  • Letërnjoftimi apo pasaporta valide nga Republika e Kosovës;
  • Dokument për verifikim të adresës (faturë e rrymës, ujit ose dokument tjetër që përmban adresën tuaj të banimit). Fatura duhet të jetë jo me e vjetër se 6 muaj.

Afati për përditësim të informatave nga klientët është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike pas këtij njoftimi.

Ju faleminderit për bashkëpunim.

Kreditimi Rural i Kosovës

Analist/e Kreditor/e – (Pejë dhe Prizren)

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prizren

 Analist-e Kreditor-e

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jete i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 16.01.2020 deri me dt. 22.01.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë

 Përgjegjësitë :

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 14.01.2020 deri me dt. 20.01.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun:  http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=639

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.