Month: April 2020
ZGJATJE AFATI PËR FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE
Kreditimi Rural i Kosovës, me seli në Prishtinë, është institucion Mikrofinanciar.
Bazuar në rregullën e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës mbi Auditimin e Jashtëm të Institucioneve Mikrofinanciare, Kreditimi Rural i Kosovës duhet të auditoj pasqyrat e saj financiare nga auditorë apo firmë auditimi të liçencuar në Kosovë.
Prandaj Kreditimi Rural i Kosovës LLC, publikon këtë:
ZGJATJE AFATI PËR FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE
Ftojmë kompanitë audituese të liçencuara nga Këshilli i Kosovës për raportim Financiar (KKRF), që të paraqesin ofertat e tyre për :
-Auditimin e pasqyrave financiare të Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), SHPK për vitin 2020, sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS).
Afati i perfundimit te auditimit te pasqyrave financiare 31.03.2021.
Ofertuesit duhet të paraqesin ofertën e ndarë per auditimin e pasqyrave financiare te KRK-së për vitin 2020 sipas IFRS, dhe një ofertë të ndarë per auditimin e pasqyrave financiare te KRK-së për vitin 2020 ne pajtueshmeri me rregullat e BQK-se (e cila mund te kerkohet te hartohet ne rast se ka diferenca materiale ne mes te IFRS dhe rregullave te BQK-se).
Ofertat e paraqitura, përveq tjerash, duhet të përmbajnë:
- Përvojat në auditimin e bankave dhe institucioneve tjera financiare në Kosovë,
- Rekapitullimin lidhur me numrin e stafit dhe përvojat e tyre,
- Specifikimin e mbështetjes së disponueshme nga partnerët e jashtëm apo degët simotra,
- Raporti duhet te ofrohet ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen angleze
- Ofertën financiare
Zgjatja e afatit për pranimin e ofertave bëhet nga dt. 14.04.2020 deri më dt. 21.04.2020, ora 12h.
Nëse keni nevojë për ndonjë informacion lidhur me pergaditjen e ofertës, ju lutemi të drejtoheni me kërkesë në formë të shkruar.
Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në email adresën krk_imf@krk-ks.com, apo direkt në zyrën e KRK, Rruga: Behije Dashi, Nr.4, Prishtinë.
EBRD / Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim nënshkruan një kredi prej 3 milion Euro me Kreditimin Rural i Kosovës, për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.EBRD mbetet një partner i rendesishëm dhe i besueshëm i KRK-s dhe klientëve te saj.
Dt 13.03.2020, Prishtinë
EBRD / Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim nënshkruan një kredi prej 3 milion Euro me Kreditimin Rural i Kosovës, për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
EBRD mbetet një partner i rendesishëm dhe i besueshëm i KRK-s dhe klientëve te saj.