Month: May 2020
Shpallje për trajnime
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i cili me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të stafit ka planifikuar mbajtjen e trajnimeve si më poshtë.
SHPALLJE
Në bazë të kësaj shpallje ftohen kompanitë e interesuara për paraqitjen e ofertave të tyre për mbajtjen e trajnimeve sipas temave dhe kushteve të specifikuara në vijim.
Objekti i shpalljes: Mbajtja e trajnimeve me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të stafit.
Nr | Titulli i trajnimit | Përshkrim i llojit të trajnimit | Grupi i synuar | Numri i grupeve | Numri i pjesëmarrësve në grup | Kohëzgjatja në ditë për grup | Numri total i ditëve |
1 | Trajnim bazik për Analist Kreditor të r i | Marketing, analizë financiare, menaxhim i rrezikut, raste studimi, etj. | Analist kreditor | 3 | 10-15 | 3 | 9 |
2 | Trajnim në vend të punës për Analist Kreditor te ri | Promovim, analizë financiare, komunikim me klientë, komiteti kreditor etj. | Analist kreditor | 12 | 3-4 | 1 | 12 |
3 | Trajnim për kredi bujqësore | Analizë financiare për kredi bujqësore, raste studimi, etj | Analist kreditor | 2 | 10-15 | 1 | 2 |
4 | Trajnim i avancuar për Analist Kreditor | Analizë financiare e avancuar me raste studimi | Analist kreditor (senior)/Menaxher dege | 2 | 10-15 | 1 | 2 |
5 | Trajnim për kredi NVM | Analizë financiare e avancuar për kredi për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) | Analist kreditor | 1 | 10-15 | 1 | 1 |
6 | Trajnim për menaxhimin e rrezikut kreditor | Procesi i përcjelljes, monitorimit dhe menaxhimit të rrezikut. Praktikat më të mira. | Analist kreditor/Menaxher dege /Pergjegjes dege | 3 | 10-15 | 1 | 3 |
7 | Marketing, promovim dhe shitje | Strategjitë e promovimit dhe marketingut për IMF, shkathtesitë e prezantimit, shitja direkte etj. | Analist Kreditor/Menaxher dege /Pergjegjes dege | 4 | 10-15 | 1 | 4 |
8 | Raporti me klientë
| Trajnim për shkathtësi të buta: komunikim efektiv, kujdes ndaj klientëve, menaxhim i kohës dhe stresit etj. | Analist kreditor dhe staf tjeter | 2 | 10-15 | 1 | 2 |
9 | Trajnim për kredi të këqija dhe kolektim | Zhvillimi i procesit të kolektimit, shkathtësive në kolektim, mënyrave efektive për inkasim, praktikat më të mira, etj. | Zyrtar për kredi të këqija dhe kolektim/Të tjerë sipas nevojës | 1 | 8-10 | 1 | 1 |
K O N K U R S – P U N E
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të Një (1) Menaxher-e dege për degën në Podujevë
Përgjegjësitë :
- Menaxhon portfolion e deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
- Menaxhon kualitetin e portofolios se deges,
- Menaxhon stafin e deges dhe definon prioritetet per punen e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK-se,
- Kontribon ne perpilimin e planeve strategjike te KRK-se.
- Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te deges si anetar,
- Menaxhon aktivitetin e marketingut dhe promovimit te ofertes kreditore ne dege,
- Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
- Vlereson performancen e stafit te deges se bashku me pergjegjesit e tij dhe propozon trajnimet e nevojshme,
- Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit e deges dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
- Menaxhon punen ne dege qe ka te beje me para te gateshme duke respektuar procedurat dhe rregulloret e KRK per operim,
- Kordinon punen ne mes te deges dhe zyres qendrore te KRK-se.
- Menaxhon shpenzimet e funksionimit te deges ku punon,
- Kontrollon dokumentet qe transmetohen nga stafi i deges ne Zyren Qendrore ne Prishtine,
- Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive,
- Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme),
- Përvojë pune ne menaxhim te deges apo pervoje relevante ne kredidhenie (psh. Analist kreditor, Zyrtar per kolektim, etj.)
- Aftesi ne menaxhimin e stafit dhe monitorimin e punes se tyre,
- Njohuri shume të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punen me baza te te dhenave,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 15.05.2020 deri me dt. 21.05.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=651
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroje mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës
Shpallje për ofertim
Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të dërgimit të SMS-ve tek klientët e saj, publikon ketë:
F T E S Ë P Ë R O F E R T Ë
Ftojmë të gjithë operatorët/kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
- Shërbimin për dërgimin dhe pranimin e SMS-ve në operatorët VALA dhe IPKO;
KRK posedon resursin numrin nga ARKEP.
Në ofertë duhet të specifikohet: mënyra e implementimit, mirëmbajtja mujore, çmimi për sms, si dhe mënyra se si mund të realizohet teknikisht per tu vënë në dispozicion ky shërbim
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet duke u bazuar në kualitetin e shërbimit dhe çmimin e ofruar.
Afati i paraqitjes së ofertave është nga data 06.05.2020 deri me 13.05.2020.
Ofertat mund te dërgohen në e-mail adresën krk_imf@krk-ks.com apo adresën Rruga Behije Dashi Nr.4 (afër stacionit të policisë nr.2), Prishtinë.