SHPALLJE PËR OFERTIM

Institucion Mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:

FTESË PËR PARAQITJEN E  OFERTËS

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për furnizim me artikullin siç vijon:

  1. Llaptop, 4 copë, me karakteristika minimale: Procesor Core i5 (minimum Gen 7) 4M Cache / RAM 8 GB / HDD 500 GB / DVD-RW, tastierë (english). Në rast se kompania posedon llaptop me karakteristika te ndryshme është e preferueshme që të bëhet ofertë e veçantë për secilin lloj (i5, i7..etj);

Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit, afati i garancionit dhe servisimi.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 22.06.2020 ora 14:00h

Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.4 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.