Month: September 2020
KONKURS PUNE
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave si ne vijim:
- Një (1) Nepunës-e për administratë me kohë të caktuar (zëvendësim), për zyrën qendrore në Prishtinë:
- Një (1) Auditor/e i/e brendshëm (i ri) me kohë të caktuar (zëvendësim), për zyrën qendrore në Prishtinë.
- Një (1) Auditor/e i/e brendshëm (i ri)
Përgjegjësitë:
- Kryen auditime me qëllim që të verifikoj respektimin e procedurave të KRK-së,
- Merr pjesë në përgatitjen e analizës së rrezikut të KRK-së,
- Merr pjesë në hartimin e raporteve të auditimit të brendshëm, zbatimin dhe përcjelljen e rekomandimeve,
- Propozon plotësimin e procedurave për mbulimin e rreziqeve të identifikuara gjatë auditimit apo përpilimit të analizës së rrezikut,
- Verifikon pajtueshmërinë me ligjet, politikat, procedurat, planet, dhe rregulloret që rregullojnë kompaninë,
- Siguron menaxhmentin se procedurat në fuqi mbulojnë rreziqet kryesore të KRK-së,
- Raporton kryesuesit të auditimit të brendshëm të KRK-së lidhur me aktivitetin auditues dhe gjetjet e konstatuara,
- Kontrollime tjera lidhur me aktivitetin e KRK-së,
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi, administrim biznesi, teknologji informacioni, kontabilitet, financa ose të ngjashme.
- Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
- Trajnime ose çertifikime të nderlidhura me pozitën (e preferueshme),
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të mira të gjuhës angleze,
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B
–
- Një (1) Nepunës-e për administratë:
Përgjegjësitë:
- Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
- Regjistrimi, zëvendësimi dhe shlyerja e kolateraleve në programin adekuat,
- Sistemon dokumentacion të ndryshëm administrativ,
- Punë administrative lidhur me procesin e kredidhënies,
- Punë të tjera të ndërlidhura me administratë
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme,
- Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
- Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave,
- Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office,
- Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Patent shoferin (kategoria B)
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.09.2020 deri me dt. 30.09.2020. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin per poziten perkatese ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.
ZGJATJE E AFATIT PËR FTESËN PËR ZVILLIM TE WEB API PER REGJISTRIM TE HIPOTEKAVE NE REGJISTRIN KADASTRAL
Institucion mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:
Institucion mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:
ZGJATJE E AFATIT PËR FTESËN PËR ZVILLIM TE WEB API PER REGJISTRIM TE HIPOTEKAVE NE REGJISTRIN KADASTRAL
Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për shërbimet si ne vijim:
- Zhvillimi i WEB API për regjistrimin dhe gjenerimin e te dhenave hipotekare, bazuar ne “Modulin për Komunikim dhe Regjistrim te Hipotekave” te Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nga databazat SQL dhe ruajtjen e raporteve.
- Testimi dhe dokumentimi i WEB API.
KRK te interesuarve për ofertim mund te ju siguroj informacione me te detajuara lidhur me kërkesen per zhvillim te WEB Aplikacionit.
Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i implementimit dhe testimit.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e sherbimit, çmimin, referencat per sherbime te ngjajshme etj.
Afati i paraqitjes së ofertave eshte zgjatur deri me 28.09.2020.
Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Analistë Kreditor
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave si në vijim:
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Mitrovicë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
Analist-e Kreditor-e
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 03.09.2020 deri me dt. 09.09.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.