Month: October 2020
Shpallje për shërbime
Institucioni mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:
FTESË PËR OFERTË PËR TESTIMIN E MODELIT SNRF 9
Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara audituese që të paraqesin ofertën për shërbimet si në vijim:
- Testimi i pajtushmerisë së modelit SNRF 9 me kërkesën e Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare të Bazelit.
KRK te interesuarve për ofertim mund te ju siguroj informacione me te detajuara lidhur me kërkesen për testimin e modelit SNRF 9 sipas kërkesës së Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare të Bazelit .
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e sherbimit, çmimin etj.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 06.11.2020.
Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.
Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Shtime
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Shtime
Përgjegjësitë :
- Promovimi i ofertës kreditore,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 21.10.2020 deri me dt. 27.10.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=671
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.
Shpallje-Gjenerator
Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim të blerjes së një gjeneratori, publikon ketë:
F T E S Ë P Ë R O F E R T Ë
Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:
- Një (1) gjenerator me motor dizel, pa zhurmë, me rrota, automatik, monofazor, me kapacitet 10 KVA, për degën e KRK-së në Drenas
Në ofertë duhet të specifikohet: montimi/kyqja, afati i liferimit , afati i garancionit, prodhuesi dhe servisimi.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës më të volitshme do të behet duke u bazuar në kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.
Afati i paraqitjes së ofertave është nga data 16.10.2020 deri me 23.10.2020.
Ofertat mund te dërgohen në e-mail adresën krk_imf@krk-ks.com apo adresën Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit të policisë nr.2), Prishtinë.
Shpallje-Goma
Kreditimi Rural i Kosovës LLC, me qellim furnizimi me goma dimri (M + S) për vetura, publikon këtë:
S H P A L L J E
Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me goma dimëri ( M + S) për vetura te udhëtarëve me karakteristika dhe sasi siç vijon:
DIMENSIONI I GOMAVE | SASIA NË COPË |
Goma 165/70 R-14 | 12 |
Goma 175/70 R-14 | 24 |
Goma 175/75 R-14 | 2 |
Goma 185/65 R-15 | 12 |
Goma 195/65 R-15 | 8 |
Goma 205/55 R-16 | 8 |
Gomat e ofertuara duhet ta jene prodhim i vitit 2020, dhe montimi të jetë i perfshirë në çmim.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, montimin dhe garancionin e ofruar.
Afati i paraqitjes se ofertave nga data 16.10.2020 deri me datën 23.10.2020.
Kompanitë e interesuar mund t’i dërgojnë ofertat e tyre ne email adresën : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtine.
Konkurs pune
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të Një (1) Menaxher-e dege për degën në Podujevë
Përgjegjësitë :
- Menaxhon portfolion e deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
- Menaxhon kualitetin e portofolios se deges,
- Menaxhon stafin e deges dhe definon prioritetet per punen e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK-se,
- Kontribon ne perpilimin e planeve strategjike te KRK-se.
- Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te deges si anetar,
- Menaxhon aktivitetin e marketingut dhe promovimit te ofertes kreditore ne dege,
- Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
- Vlereson performancen e stafit te deges se bashku me pergjegjesit e tij dhe propozon trajnimet e nevojshme,
- Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit e deges dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
- Menaxhon punen ne dege qe ka te beje me para te gateshme duke respektuar procedurat dhe rregulloret e KRK per operim,
- Kordinon punen ne mes te deges dhe zyres qendrore te KRK-se.
- Menaxhon shpenzimet e funksionimit te deges ku punon,
- Kontrollon dokumentet qe transmetohen nga stafi i deges ne Zyren Qendrore ne Prishtine,
- Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive,
- Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme),
- Përvojë pune ne menaxhim te deges apo pervoje relevante ne kredidhenie (psh. Analist kreditor, Zyrtar per kolektim, etj.)
- Aftesi ne menaxhimin e stafit dhe monitorimin e punes se tyre,
- Njohuri shume të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punen me baza te te dhenave,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 07.10.2020 deri me dt. 13.10.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=670
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroje mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës
Shpallje për ofertim
Institucion mikrofinanciar, Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:
FTESË PËR OFERTË PËR SHËRBIME INTERNETI DHE VPN
Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për shërbimet si ne vijim:
- Linja primare e internetit/VPN per Zyren qendrore, Qendren e Rimekembjes si dhe njezet e gjashte (26) deget e KRK-se
- Linja sekondare e internetit/VPN per Zyren qendrore, Qendren e Rimekembjes si dhe deget e KRK-se
KRK te interesuarve për ofertim mund te ju siguroj informacione me te detajuara lidhur me kërkesen per sherbime intern/VPN, si shpejtesia e kerkuar, adresat e zyrave te KRK-se.
Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: çmimi per njesi/dege per internet dhe VPN, me çfarë paisje është ofruar shërbimi, fibra optic, modem apo antenë dhe afati i implementimit.
Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.
Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e sherbimit, çmimin etj.
Afati i paraqitjes së ofertave deri me 14.10.2020.
Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.