Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Kaçanik

 Përgjegjësitë :

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 23.11.2020 deri me dt. 29.11.2020. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=673

 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shpallje per material reklamues te fundvitit

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) institucion mikrofinanciar, me qëllim të furnizimit me material reklamues per fundvit, fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIM ME MATERIAL REKLAMUES

Me qëllim të furnizimit me material reklamues, KRK fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën për material reklamues si në vijim:

– Notesa, madhësia B5, 300 (treqind) copë;

– Kalendar tavoline, me 6 ose 12 fletë, 3,000 (tremijë) copë;

– Lapsa kimik 8,000 (tetëmijë) copë;

– Qese të letrës, madhësia A4, 300 (treqind) copë;

– Varëse për çelësa, 300 (treqind) copë;

– Stikera për telefona mobil, 300 (treqind) copë;

Në çmim duhet te përfshihet edhe TVSH.

Në çmim duhet të përfshihet edhe çmimi i shtypjes së llogos apo emrit “Kreditimi Rural i Kosovës.

Në ofertë të përfshihet liferimi në 25 degët e KRK-së si në vijim: Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Shtime,Viti dhe Vushtrri.

Ofertat do të vlerësohen në bazë të çmimit më të volitshëm për njësi në raport me kualitetin.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 18.11.2020 deri me datë  26.11.2020 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com

Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

 Për rekrutim të Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim për degën në Kamenicë,

 Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 16.11.2020 deri me dt. 22.11.2020. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=672

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.

ZGJATJE AFATI E FTESËS PËR OFERTË PËR TESTIMIN E MODELIT SNRF 9

Institucioni mikrofinanciar,  Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, shpall këtë:

ZGJATJE AFATI E FTESËS PËR OFERTË PËR TESTIMIN E MODELIT SNRF 9

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara audituese që të paraqesin ofertën për shërbimet si në vijim:

  • Tesimi i  pajtushmerisë së modelit SNRF 9 me kërkesën e Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare të Bazelit.

KRK te interesuarve për ofertim mund te ju siguroj  informacione me te detajuara lidhur me kërkesen për testimin e modelit SNRF 9 sipas kërkesës së Komitetit të Mbikëqyrjes Bankare të Bazelit .

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin e sherbimit, çmimin etj.

Zgjatja e afatit te paraqitjes së ofertave behet deri me deri me 20.11.2020.

Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.