Shpallje për trajnime

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i cili me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të stafit ka planifikuar mbajtjen e trajnimeve si më poshtë.

SHPALLJE

Në bazë të kësaj shpallje ftohen kompanitë e interesuara për paraqitjen e ofertave të tyre për mbajtjen e trajnimeve sipas temave dhe kushteve të specifikuara në vijim.

 Objekti i shpalljes: Mbajtja e trajnimeve me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të stafit.

NrTitulli i trajnimitPërshkrim i llojit të trajnimitGrupi i synuarNumri i grupeveNumri i pjesëmarrësve në grupKohëzgjatja në ditë për grupNumri total i ditëve
1Trajnim bazik për Analist Kreditor të riMarketing, analizë financiare, menaxhim i rrezikut, raste studimi, etj.Analist kreditor310-1539
2Trajnim në vend të punës për Analist Kreditor te riPromovim, analizë financiare, komunikim me klientë, komiteti kreditor etj.Analist kreditor123-4112
3Trajnim për kredi bujqësoreAnalizë financiare për kredi bujqësore, raste studimi, etjAnalist kreditor210-1512
4Trajnim i avancuar për Analist KreditorAnalizë financiare e avancuar me raste studimiAnalist kreditor (senior)/Menaxher dege210-1512

 

5Trajnim për kredi NVMAnalizë financiare e avancuar për kredi për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM)Analist kreditor110-1511
6Trajnim për menaxhimin e rrezikut kreditorProcesi i përcjelljes, monitorimit dhe menaxhimit të rrezikut. Praktikat më të mira.Analist kreditor/

Menaxher dege /Pergjegjes dege

310-1513
7Marketing, promovim dhe shitjeStrategjitë e promovimit dhe marketingut për IMF, shkathtesitë e prezantimit, shitja direkte etj.Analist Kreditor/Menaxher dege /Pergjegjes dege310-1513
8Raporti me klientë

 

Trajnim për shkathtësi të buta: komunikim efektiv, kujdes ndaj klientëve, menaxhim i kohës dhe stresit etj.Analist kreditor dhe staf tjeter210-1512
9Trajnim për kredi të këqija dhe kolektimZhvillimi i procesit të kolektimit, shkathtësive në kolektim, mënyrave efektive për inkasim, praktikat më të mira, etj.Zyrtar për kredi të këqija dhe kolektim/Të tjerë sipas nevojës28-1012

Oferta për aplikim duhet të përmbajë:

  1. Të dhënat për kompaninë/institucionin,
  2. Të dhënat kontaktuese (adresën elektronike, numrin e telefonit, webfaqe, etj),
  3. Detaje rreth moduleve të trajnimeve,
  4. Referencat për punë të ngjashme (të preferuara ato nga sektori financiar)
  5. Certifikata e kompanisë nëse ofertuesi është person legal,
  6. Të dhënat për trajnerët (CV-të),
  7. Oferta financiare te permbaje çmimet per trajnim ne klase dhe online, si dhe afati për kryerjen e punës si me lartë (e preferushme nga muaji Maj/Qershor)
  8. Çmimet duhet të jenë me TVSH dhe për ditë të trajnimit.
  9. Trajnimet jane parapare te mbahen ne klase ne perputhje me rekomandimet per respektimin e masave anti-COVID apo online, ne varshmeri te situates pandemike.

Afati i dorëzimit të ofertave: nga dt. 24.03.2021 deri 31.03.2021. Afati i implementimit të trajnimeve: Maj-Dhjetor 2021

Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në adresën elektronike: krk_imf@krk-ks.com apo  në zyrën e KRK, Rr.Behije Dashi Nr. 20, Prishtinë. Nëse keni nevojë për sqarime shtesë mund të na shkruani në adresën elektronike: krk_imf@krk-ks.com.

Zgjedhja e kompanisë fituese do të bëhet  në bazë të vlerësimit të ofertave nga komisioni duke marrë në konsiderim kualitetin, çmimin dhe afatin e propozuar për mbajtjen e trajnimeve.

Titulli i email-it tuaj duhet të përmbajë mbishkrimin “Aplikim për trajnime”

Arkatar/e dhe zyrtar/e për regjistrim- degët Gllogoc dhe Skenderaj

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

 Për rekrutim te Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim për degët Gllogoc dhe Skenderaj me kohe te caktuar (zevendesim):

 Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 18.03.2021 deri me dt. 24.03.2021. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=688

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.

Shpallje për ofertim

Kreditimi Rural i Kosovës, me seli në Prishtinë, është institucion Mikrofinanciar.

Bazuar në rregullën e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës mbi Auditimin e Jashtëm të Institucioneve Mikrofinanciare, Kreditimi Rural i Kosovës duhet të auditoj pasqyrat e saj financiare nga  auditorë apo firmë auditimi të liçencuar në Kosovë.

Prandaj Kreditimi Rural i Kosovës LLC, publikon këtë:

FTESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE

Ftojmë kompanitë audituese të liçencuara nga Këshilli i Kosovës për raportim Financiar (KKRF), që të paraqesin ofertat e tyre për :

-Auditimin e pasqyrave financiare të Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), SHPK për vitin 2021, sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS).

Afati i perfundimit te auditimit  te pasqyrave financiare 31.03.2022.

Ofertuesit duhet të paraqesin ofertën e ndarë per auditimin e pasqyrave financiare te KRK-së për vitin 2021 sipas IFRS, dhe një ofertë të ndarë per auditimin e pasqyrave financiare te KRK-së për vitin 2021 ne pajtueshmeri me rregullat e BQK-se (e cila mund te kerkohet te hartohet ne rast se ka diferenca materiale ne mes te IFRS dhe rregullave te BQK-se).

Ofertat e paraqitura, përveq tjerash, duhet të përmbajnë:

  • Licencen nga Keshilli i Kosoves për raportim financiar
  • Certifikaten nga Ministria per Ekonomi dhe Financa per licencimin e kompanise audituese
  • Ceritifikaten e regjistrimit ne ARBK
  • Përvojat në auditimin e bankave dhe institucioneve tjera financiare në Kosovë,
  • Rekapitullimin lidhur me numrin e stafit dhe përvojat e tyre,
  • Specifikimin e mbështetjes së disponueshme nga partnerët e jashtëm apo degët simotra,
  • Raporti duhet te ofrohet ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen angleze
  • Ofertën financiare

Pranimi i ofertave bëhet nga dt. 18.03.2021 deri më dt.01.04.2021.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion lidhur me pergaditjen e ofertës, ju lutemi të drejtoheni me kërkesë në formë të shkruar.

Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në email adresën krk_imf@krk-ks.com, apo direkt në zyrën e KRK, Rruga: Behije Dashi, Nr.20, Prishtinë.

 

Konkurs-Analist/e Kreditor

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

 

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushë Kosovë

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

 

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 09.03.2021 deri me dt. 15.03.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=686

 

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Konkurs-Nëpunës/e për kontabilitet

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim te Një (1) Nëpunës-e per kontabilitet për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohe te caktuar (zevendesim):

 Përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
  • Verifikon të dhënat ne dokumentet për regjistrim,
  • Nxjerre raporte nga libri kryesor i kontabilitetit,
  • Plotëson formularë dhe dokumente tjera të nevojshme financiare,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kontabilitet.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi (e preferueshme drejtimi banka, financa dhe kontabilitet),
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
  • Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave në kontabilitet,
  • Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri te gjuhës angleze (e preferueshme),

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 09.03.2021 deri me dt. 15.03.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=687

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.