Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

 

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 20.09.2021 deri me dt. 26.09.2021. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=713

 

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Kreditimi Rural i Kosovës krahas shumë bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë dhe vendor, kësaj radhe zgjeron bashkëpunimin edhe më tutje duke nënshkruar marrëveshje me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Marrëveshje kjo e cila është një mundësi e re për kreditim, në mbështetje të klientëve me theks të veçantë aktiviteteve të ndryshme bujqësore

Konkurs pune

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

 Për rekrutim te Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim për degën Prishtinë, me afat te caktuar dhe per zevendesime ne deget Fushë Kosovë, Gllogoc, Podujevë dhe Obiliq:

 Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 16.09.2021 deri me dt. 22.09.2021. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=712

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.

BERZH-i, BE-ja dhe Austria nxisin investimet e gjelbra në Kosovë

Kredi prej 2 milionë eurosh për institucionin mikrofinanciar KRK për investime për efiçiencë të energjisë së shtëpive dhe banesave 

  • Kredia prej 2 milionë eurosh për KRK-në do të ndahet për investime për efiçiencë të energjisë
  • Fondet do të kontribuojnë që ndërtesat e banimit në Kosovë të bëhen më të gjelbra
  • Projekti bashkëfinancohet nga BE-ja dhe donatorët dypalësh përmes WBIF, si dhe nga Austria

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po jep ndihmën e saj që të nxiten investimet aq shumë të nevojshme për efiçiencë të energjisë në Kosovë përmes një kredie prej 2 milionë eurosh për Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), një institucion mikrofinanciar i fokusuar në zonat rurale të vendit.

KRK-ja do të ndajë kredi për pronarë të shtëpive dhe ofrues të shërbimeve për të përmirësuar efiçiencën e energjisë në ndërtesat e banimit. Pronarët e shtëpive, kolektivat banesore, prodhuesit, shitësit dhe ofruesit e shërbimeve të teknologjive të gjelbra do të kenë mundësinë të investojnë në një gamë të gjerë zgjidhjesh me efiçiencë të energjisë, siç janë izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet solare.

Fondet sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe donatorët dypalësh përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për t’u ndihmuar përfituesve që të identifikojnë dhe verifikojnë pajisjet më të mira të disponueshme. Këtu përfshihen grantet deri në 20 për qind të vlerës së kredisë pas instalimit të suksesshëm. Për më tepër, Ministria Federale Austriake e Financave siguron fonde shtesë për asistencë teknike.

Financimi është pjesë e programit të Instrumentit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) për Ballkanin Perëndimor, i cili konsiston në linja kreditimi me vlerë të përgjithshme prej 135 milionë eurosh për ndërtimin e një ekonomie më të gjelbër dhe të qëndrueshme në mbarë rajonin.

Neil Taylor, Udhëheqës i BERZH-it në Kosovë, thotë se: “Me KRK-në dhe partnerët tanë ne po sjellim një ndryshim të vërtetë në jetën e përditshme duke u ndihmuar qytetarëve të investojnë në zgjidhje me efiçiencë të energjisë për shtëpitë e tyre. Bashkëpunimi ynë do të ndihmojë që të zvogëlohen emetimet, të përmirësohet cilësia e ajrit, si dhe të ndërtohet një ekonomi dhe e ardhme më e gjelbër për Kosovën.”

Ambasadori Tomáš Szunyog, Udhëheqës i Zyrës së BE-së/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Kosovë pohon se: “BE-ja promovon Marrëveshjen e Gjelbër, duke siguruar që investimet për efiçiencë të energjisë dhe teknologjitë e energjisë së ripërtërishme të jenë më të përballueshme për qytetarët. Furnizimi i pastër dhe i qëndrueshëm me energji është një prej gurthemeleve të ndihmës së financuar nga BE-ja”.

Kurse Lulzim Sadrija, Kryeshef i KRK-së, shton se: “Jemi tepër të kënaqur që po e zgjerojmë partneritetin tonë të fortë me BERZH-in që e kemi nisur prej vitit 2012. Fondet e reja të GEFF-it do t’i mbështesin klientët tanë – nga individët me të hyra të ulëta në zonat rurale të Kosovës deri tek ndërmarrjet mikro dhe të vogla, segmenti më i gjallë dhe me rritje më të shpejtë i ekonomisë sonë – për realizim të investimeve për teknologji dhe zgjidhje të gjelbra me performancë të lartë.”

Kjo është kredia e dytë e KRK-së në kuadër të GEFF-it, pas shfrytëzimit me sukses të një linje krediti prej 2 milionë eurosh të nënshkruar në vitin 2017. Deri më sot, rreth 1,000 amvisëri kosovare kanë përfituar nga programi GEFF, duke i ulur emetimet e CO2 për më shumë se 3,100 ton në vit.

Që nga fillimi i operacioneve të veta në Kosovë në vitin 2012, BERZH-i ka investuar 528 milionë euro. Prioritetet strategjike të Bankës në Kosovë janë promovimi i ekonomisë së gjelbër, mbështetja e zhvillimit konkurrues të sektorit privat, si dhe nxitja e integrimit rajonal.

www.ebrd.com/news               Etiketa: #BERZH, #Kosova, #BE, #WBIF

Kontakt: Volker Ahlemeyer Data: 31/08/2021

Tel: +44 (0)207 338 6000

Email: AhlemeyV@ebrd.com

 

Ftesë për paraqitjen e ofertave

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të zgjedhjes se kompanisë për blerjen e pajisjeve  për procesim te kartëmonedhave, shpall këtë:

FTESË PËR PARAQITJE TE OFERTAVE PËR MAKINERITË PËR PROCESIMIN E KARTËMONEDHAVE

Kreditimi Rural i Kosovës – KRK fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me makineri për procesimin (kontrollin e vërtetësisë, autenticitetit dhe përshtatshmërisë) se kartëmonedhave dhe monedhave sipas Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

  1. Sasia dhe lloji i makinerisë se kërkuar:

-Makineritë për procesimin e kartëmonedhave – 3 copë.

  1. Kërkesat Minimale për Makineritë për Trajtimin e Kartëmonedhave Euro bazuar ne rregulloren e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës lidhur me :

– Makineritë e procesimit që do të përdoren nga ana e institucionit mikro financiar (KRK) për vërtetimin dhe klasifikimin e kartëmonedhave euro, si dhe valutave të tjera.

– Duhet të jenë në gjendje të identifikojnë me saktësi kartëmonedhat të falsifikuara nga ato të vërteta.

– Makineritë për procesimin e kartëmonedhave euro duhet të jenë të listuara në listën e Bankës Qendrore Evropiane të makinerive të testuara për autentifikimin e kartëmonedhave euro

– Makinat e trajtimit të kartëmonedhave duhet të përpunojnë kartëmonedhat euro, duke klasifikuar dhe veçuar fizikisht ato pa ndërhyrjen e operatorit të makinerisë.

– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të kenë numrin e kërkuar të rafteve (stackers) të dedikuar për të siguruar klasifikimin dhe veçimin e saktë të kartëmonedhave euro që procedohen.

– Makineritë e trajtimit të kartëmonedhave euro duhet të jenë të adoptueshme për të siguruar detektimin me saktësi të kartëmonedhave false të reja).

– Oferuesi duhet të sigurojnë një deklaratë nga prodhuesi i makinerisë ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, që garanton se karakteristikat e makinerisë së instaluar korrespondojnë me ato të makinerisë, të përfshirë në listën e publikuar të Bankës Qendrore Evropiane dhe/ose Komisionit Evropian dhe që makineria e instaluar përpunon  kartëmonedhat dhe monedhat në të njëjtën mënyrë si makineria e të njëjtit lloj të testuar nga Banka Qendrore Evropiane.

Makinerit “Banknote Processing Machines” (BPM) – Makineri të procesimit të kartëmonedhave euro, duhet te kete se paku dy xhepa  apo karakteristikat si ne vijim:

  • të paktën një raft i dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e përshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta dhe në gjendje të mirë kualitative.
  • të paktën një raft i dedikuar për dalje (output stacker) për kartëmonedhat e papërshtatshme për riqarkullim – Kartëmonedha të identifikuara si të vërteta por në gjendje jo të përshtatshme.
  • të paktën një raft i dedikuar për refuzim (reject stacker) të kartëmonedhave të dyshimta – Objekte që nuk njihen si kartëmonedha euro; Kartëmonedha euro të dyshuara si të falsifikuara; Kartëmonedha euro që nuk janë vërtetuar qartësisht.

Për me shume shih rregulloren e BQK-se për Operacionet me Para të Gatshme.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në:

-Kualiteti/çmimi i ofruar.

-Kushtet , afatgjatesia e garancionit dhe servisimit.

-Afati i liferimit.

Çmimet duhet te jene me TVSH te përfshirë.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 13.09.2021

Ofertat mund të dërgohen  në adresën : krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr. 2), Prishtinë.