Shpallje për furnizim me licenca

Institucioni mikrofinanciar,  Kreditimi Rural i Kosovës LLC me seli në Prishtinë, me qëllim furnizimi me material informatik shpall këtë:

FTESË PËR PARAQITJEN E  OFERTËS

Me anën e kësaj ftese, ftojmë kompanitë e interesuara që të paraqesin ofertën për furnizim me materialin informatikë siç vijon:

  1. Licencë për SQL Enterprise 2019, per 8 Core, per 16 Core per VM, sasia 2 copë,

ose

Licencë për SQL Enterprise 2016, per 8 Core, per 16 Core per VM, sasia 2 copë,

  1. Operating system: Windows Server 2019, sasia 1 copë.

Në ofertë përveç tjerash duhet të specifikohet: afati i liferimit, afati i garancionit etj.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.

Afati i paraqitjes së ofertave deri me 10.01.2022.

Ofertat mund te dërgohen përmes adresës: krk_imf@krk-ks.com apo direkt ne zyrën e KRK, Rruga Behije Dashi Nr.20 (afër stacionit te policisë nr.2), Prishtinë.

Një (1) Auditor/e  i/e  brendshëm

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Auditor/e  i/e  brendshëm (i ri) me kohë të caktuar (zëvendësim), për zyrën qendrore në Prishtinë.

 Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Kryen auditime me qëllim që të verifikoj respektimin e procedurave të KRK-së,
  • Merr pjesë në përgatitjen e analizës së rrezikut të KRK-së,
  • Merr pjesë në hartimin e raporteve të auditimit të brendshëm, zbatimin dhe përcjelljen e rekomandimeve,
  • Propozon plotësimin e procedurave për mbulimin e rreziqeve të identifikuara gjatë auditimit apo përpilimit të analizës së rrezikut,
  • Verifikon pajtueshmërinë me ligjet, politikat, procedurat, planet, dhe rregulloret që rregullojnë kompaninë,
  • Siguron menaxhmentin se procedurat në fuqi mbulojnë rreziqet kryesore të KRK-së,
  • Raporton kryesuesit të auditimit të brendshëm të KRK-së lidhur me aktivitetin auditues dhe gjetjet e konstatuara,
  • Kontrollime tjera lidhur me aktivitetin e KRK-së,

Kushtet e kërkuara :

  • Diplomë universiteti në ekonomi, administrim biznesi, teknologji informacioni, kontabilitet, financa ose të ngjashme.
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Trajnime ose çertifikime të nderlidhura me pozitën (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.12.2021 deri me dt. 30.12.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=736

 Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

 Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

 K O N K U R S

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prishtinë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushë Kosovë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Kaçanik

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 21.12.2021 deri me dt. 27.12.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Drejtori i KRK, Lulzim Sadrija dhe Menaxheri Regjional për Europen jug-lindore z. Ary Naim nga IFC/Banka botërore, kanë nënshkruar një kontratë për kredi në shumë prej 3 milion Euro. Dt. 16.12.2021

Drejtori i KRK, Lulzim Sadrija dhe Menaxheri Regjional për Europen jug-lindore z. Ary Naim nga IFC/Banka botërore, kanë nënshkruar një kontratë për kredi në shumë prej 3 milion Euro. Dt. 16.12.2021

 K O N K U R S

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

 K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Shtime
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Kaçanik
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prizren

 Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 07.12.2021 deri me dt. 13.12.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

 FURNIZIM ME TONERA PËR PRINTER DHE FOTOKOPJE  PËR VITIN 2022

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me tonera per fotokopje dhe printer për vitin 2022 , fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

 FURNIZIM ME TONERA PËR PRINTER DHE FOTOKOPJE  PËR VITIN 2022

Ofertat do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për njësi (ne çmim duhet te përfshihet edhe TVSH), dhe
  2. Të ofertohen të dy llojet origjinal dhe kompatibil
  3. Te ceket numri i faqeve qe shtyp/kopjon një toner

Kompanitë e interesuara mund te kërkojnë listën e tonereve per printer dhe fotokopje e cila është objekt i kësaj shpallje.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 01.12.2021 deri me datën 08.12.2021  në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

4.1.Tonerat 2022

FURNIZIM ME MATERIAL HARXHUES ZYRTAR

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është insititucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me material harxhues zyrtar për vitin 2022 , fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

 FURNIZIM ME MATERIAL HARXHUES ZYRTAR

Ofertat do të vlerësohen sipas kushteve dhe kritereve të poshtëshënuara:

  1. Çmimi me i volitshëm për njësi (ne çmim duhet te përfshihet edhe TVSH), dhe
  2. Kualiteti i materialit te ofertuar,

Kompanitë e interesuara duhet te paraqesin listën e materialit harxhues qe ofertojnë dhe çmimin për njësi.
Kompanitë e interesuara mund te kërkojnë listën bazike te llojeve te materialit harxhues i cili është objekt i kësaj shpallje.

Kontrata me ofertuesin e suksesshëm do te lidhet me afat një vjeçare me mundësi ripërtëritje.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 01.12.2021 deri me datën 08.12.2021 në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

3.1.Materiali zyrtar 2022

PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) është institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të kontraktimit te shërbimeve te punimit te reklamave dhe dekorimit  te pjesës ballore dhe te brendshme te zyrave te saj për vitin 2022, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

PUNIMIN E REKLAMAVE DHE DEKORIMIT TË PJESËS BALLORE DHE TË BRENDSHME TË ZYRAVE TË KRK-së

 Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) me qëllim të punimit te reklamave ndriçuese, dekorimit te pjesës ballore te zyrave, dekorimit të brendshëm te zyrave,  dekorimi i sporteleve dhe elementeve tjera përcjellëse te zyrave te degëve te saje,  fton kompanitë e interesuara te paraqesin ofertat e tyre për çmimin e shërbimeve  për meter katror (m2) për shërbimet ,për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje në vijim:

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne xham, diapan etj,

-Shtypi, prerja dhe montimi i folieve ne sportele nga diapani etj,

-Punimi i reklamave ndriçuese një-anësore me montim ne mur,

-Punimi i reklames ndriquese njeanesore me L profil me mbajtes hekuri per montim vares.

-Punimi i reklamave për brendi te zyrave me logo / folie ne panel plastik.

-Punimi i kornizës me alumin  për vendosjen e reklamës ne mure apo xham,

-Punimi i kutive  për lëvdata dhe ankesa,

-Punimi i orarëve të punës,

-Llogo për vetura,

-Punimi i reklamës 3D, me montim

-Korniza pa ndriçim formati B2, me montim

-Korniza me ndriçim formati B2, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 1.5 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 2 m, me montim

-Totem me ndriçim 1 x 3 m, me montim

-Totem me ndriçim 1.2 x 4 m, me montim

– Zhvendosje e Reklamës 3d me rimontim/pa montim

-Nderrim i lledit per nje shkronje

-Nderrim i trafos brenda Prishtines

-Nderrim i trafos jashte Prishtines

Ne çmim duhet te përfshihen edhe shpenzimet e transportit  deri ne zyrat e KRK-se ne komunat siq vijon: Deçan, Ferizaj, Gjakova, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Malisheva, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suhareka, Viti, Vushtrri, Dragash dhe Kamenice, Fushe Kosove dhe Obiliq.

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te bëhen në bazë të vlerësimit të ofertës më të volitshme duke u bazuar në kualiteti/çmimi.

Dizajni i logos, dukjes se brendshme dhe te jashtme te zyrave është i përcaktuar dhe mund të merret ne KRK ne bazë te kërkesës se ofertuesve te interesuar.

Afati për paraqitjen e ofertave është nga data 01.12.2021 deri me datën 08.12.2021, në adresën e më poshtme: Kreditimi Rural i Kosovës LLC / Rr. Behije Dashi, Nr.20 / 10000 Prishtinë apo përmes email adresës krk_imf@krk-ks.com.

FURNIZIMI ME INVENTAR DHE PAJISJE PER ZYRA

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) eshte institucion mikrofinanciar i cili me qëllim të furnizimit me inventar dhe paisje për zyra për vitin 2022, fton të gjitha kompanitë e interesuara qe të paraqesin ofertat e tyre për:

FURNIZIMI ME INVENTAR DHE PAJISJE PER ZYRA

Ftojmë te gjitha kompanitë e interesuara qe te paraqesin ofertat e tyre për furnizim me inventar dhe paisje për periudhën një vjeçare me mundësi ripërtrirje, si ne vijim:

  • Tavolina pune me sirtar,
  • Sirtar,
  • Tavoline pune per mbledhje perafersishte dimensione180*100cm,
  • Tavolina për pritje (80*80cm), ose e rrumbullaket diametri 100 cm (apo dimenzione të ngjajshme),
  • Tavoline per fotokopje
  • Karrika lëvizëse,
  • Karrika statike
  • Orman dykrahësh/trekrahësh,
  • Kasaforta e sigurisë se larte, pesha e perafert 395kg, brava dhe çelësi i sigurise se larte dhe Brava elektronike me më shumë se 3 shfrytëzues

Çmimet e ofertuara duhet të jenë me TVSH.

Zgjedhja e ofertës me te volitshme do te behet duke u bazuar ne kualitetin, çmimin, garancionin e ofruar dhe servisimin.